324 kg kokainë në portin e Durrësit, shoferi maqedonas del para gjykatës për masën e sigurisë

229
Sigal

Nazif Ajrofski, 40 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, shoferi i kamionit ku u kapën 324 kg kokainë në Portin e Durrësit ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ajrofski do të gjykohet nga gjyqtari Rexhep Bekteshi.

Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritet doganore të Portit, sekuestruan të premten më 18 qershor një sasi prej 324 kilogramë e 400 gramë kokainë.

Mësohet se droga u gjet në një kamion që drejtohej nga Nazif Ajrofski, ndërsa ishte fshehur në trupin e mjetit dhe ishte ambalazhuar me logot e disa firmave të njohura, si ‘Dior’ e ‘Chicago Bulls’, etj.