Gjithçka nisi nga ceremonia mortore! Shtohet numri i të infektuarve me koronavirus në Shkodër, ja gjendja e tyre shëndetësore

413
Sigal

Shtohen 4 raste të reja me COVID-19 në Shkodër. Burime bëjnë me dije se të infektuarit janë të moshave relativisht të reja dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Bashkë me rastet e fundit shkon në 37 numri i të prekurve në këtë qark, duke u renditur i dyti më i prekur pas Tiranës.

Mësohet gjithashtu se dhe të prekurit e rinj janë nga lagja Kiras dhe Dobraç dhe janë të afërm me njëri-tjetrin.

Përveç të prekurve të sotëm, nga Shkodra dje janë nisur për në laboratorin e ISHP-së 17 tamponë. Të gjithë të dyshuarit, nuk kanë pasur histori udhëtimi në zona të prekura por nuk kanë respektuar masat e distancimit social, pasi së fundmi kishin marrë pjesë në një ceremoni mortore.

Ndërkohë, numri i të infektuarve në Shqipëria ka shkuar në 333, dhe 20 ai i viktimave. Mosha mesatare e të prekurve në Shqipëri është 50 vjeç, relativisht e re, krahasuar me vendet e tjera. Ndërkohë, në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 71 persona, 3 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore.