Arrestohet një nga autorët e plagosjes së biznesmenit të njohur, dy të tjerë në kërkim

227
Sigal

Policia e Shtetit ka arrestuar 33-vjeçarin Redjan Haderin, një nga tre autorët e dyshuar që ka marrë pjesë në plagosjen e biznesmenit Spiro Iljadhi ditën e djeshme në Sarandë.

Haderi është ndalur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, ndërsa policia është në kërkim të dy të kërkuarve të tjerë.Në këtë operacion, veç policisë së Sarandës po marrin pjesë edhe ajo e Gjirokastrës dhe e Tepelenës.

Mësohet se Haderi ka pranuar krimin para oficerëve të policisë, ndërsa ka nënvizuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit. Haderi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai njihej si një person me precedent të shumfishtë penal.