Ja si vetëm e vetëm për të fituar shteti Ministria e Financave kërkon që të rris taksat për të justifikuar pagat e rritura të deputetëve, ministrave dhe zyrtarëve të lartë e të nënpunësve militantë të administratës shtetërore.
“Janë rreth 320 mijë shqiptarë që me rikthimin e TVSH në arsimin privat, do ritatohen pasi edhe paguajnë taksë për arsimin publik, por do pagujnë 2 mijë euro taksë të shtuar, ose një vit shkollor nga projektvendimi i ri i qeverisë. Ndërkohë miliarda u “gllabërohen” taksapaguesve për inceneratorët, koncesionet në shëndetësi , të cilat po pasurojnë një kastë “gjakpirësish” të kombit.”
Ministria e Financave ka bërë gati projekvendimin për të tatuar universitetet shtetërore ose i arsimit privat më saktë, po kuptohet që peshën më të madhe e mbajnë universitetet shtetërore pasi kanë dhe vlerën më të madhe , bëhet jo paqëllim , por për të rritur sa më shumë fitimet e shtetit nga të ardhurat, që do vijnë si rezultat i taksimit të këtyre studentëve, sepse nëse sot një student paguan rreth 2 mijë euro për studimet vjetore dhe nëse shteti do të rris me 20 % taksën i bie që ai do paguajë 2400 euro për vitin tjetër dhe i bie afërsisht që në vite bachelor dhe 2 vite master me barrën 400 të taksës së shtuar të paguajnë 2 mijë euro ose edhe për një vit më shumë nga xhepat e familjarëve të tyre, vetëm e vetëm për të fituar shteti, sepse ministria e Financave nëpërmjet këtij vendimi po kërkon që të rris taksat për të justifikuar pagat e rritura të deputetëve , ministrave dhe zyrtarëve të lartë e të nënpunësve militant të administratës shtetërore.
Në sitë dhe çerdhet
Nga ana tjetër duhet kuptuar që bëhet fjalë për çerdhet, kopshtet, arsimin 9- vjeçar dhe shkollat e mesme. Të katërta këto kategori bashkë me universitetet përsëri do të jenë pjesë e tatmit, që qeveria i ka bërë arsimit deri të fëmijët që janë në hapat e parë të procesit të edukimit. Ku sikur t’u mos mjaftonte që falë abuzimeve klienteliste dhe nepotike, në tendera, koncesione e insititucione, trashëgojnë sapo lindin rreth 4300 euro falë keqmenaxhimit . Tashmë do duhet të paguajnë edhe për ujin, çajin , qumështin dhe copën e bukës në çerdhet shqiptare. Ky është një krim i rëndë, i patolerueshëm. Nga këto vandalizma lindin pasoja, ku familjet nuk kanë më mundësi t’i mbajnë fëmijët me këto lloje shpenzimesh, e detyrohen të ikin të të braktisin vendin. Qeveria pasi e ka çuar situatën e shpopullimit në nivele të pandreqshme, bën lojën e hipokritit, që po na ikin shqiptarët, ama po marrim masa. Mesa kuptohet qëllimi dhe strategjia e kësaj qeverisje qëndron te shpopullimi i vendit , që nisi nga largimi i krahut të punës, tani te truri, studentët e deri të fëmijët deri të çerdhet. Nuk ka krim më të madh sesa bastisja nëpërmjet këtyre politikave, që maskakron vendin me anë të genocidit të largimit të qytetarëve.
Shifrat kokëforta
Të mos harrojmë që janë 82 mijë familjarë privat, të cilët i kanë të regjistuar fëmijër në kopshte, çerdhe, shkolla, universitete. Dhe sikur 3-4 veta për familje numri shkon në 300- 320 mijë shqiptarë. Në një popullsi si kjo e jona , ku flitet rreth 2.2 milionë banorë deri tani, pasi censusi do tregojë rezultatin final, rezulton se preket 15% e popullsisë nga ky taksim.
Pra, rritja e rrogave ishte hipokrizi, që u përdor për qëllime elektorale, për të vjelur votat, dhe si çdo herë nis dhe korrja e zhgënjimit nga qytetarët.
Në rast se kjo qeveri ka nevoja për para për qëllime të mirëqenies sociale, ekonomike, mundet të heq miliardat që u “gllabërohen” taksapaguesve për inceneratorët, koncesionet në shëndetësi, të cilat po pasurojnë një kastë “gjakpirësish” të këtij kombi, ku dihet që spitalet janë të njëjtë, mjekët po ashtu e koncesionari s’bën gjë tjetër veçse përfiton lekët nga analizat nga pasjisjet kirurgjikale apo dializa. Këtu janë paratë, jo te projektvendimet për të taksuar dhe vjedhur akoma më shumë qytetarët duke i vënë litarin në fyt shqiptarëve.
2-fish kosto për familje
Fundja, shteti ka nevojë për para mund të taksojë arsimin shtetëror dhe taksimi është shumë i thjeshtë, ato para që paguajnë studentët dhe nuk paguajnë pak, por paguajnë nga 400-500 euro për çdo vit shkollor, të mos “zhduken” nga dekanatet dhe universitetet për roje, bojëra, udhëtime apo mobilime, po ato para të shkojnë për rritjen e mirëqenien, e nivelit arsimor po qoftë edhe të rrogave. Jo të merren këto para për një grusht të caktuar njerëzish, sepse në fund të fundit mësues, pedagog i paguan shteti shqiptar, sekretarinë, ndërtesat, ujin, dritat, pra zero kosto se janë paratë e taksapaguesve shqiptar. Nuk ka pse i vendoset litari në fyt privatit, ku godinën dhe të gjitha shpenzimet administrative i ka vetë. Atëherë pse duhet të bëhet ky diferencim. Ka dhe një problem tjetër shumë të rëndësishëm , ato private, të cilët i kanë çuar fëmijët në shkolla private, paguajnë taksë edhe për arsimin publik, dhe shteti është i detyruar që nëse një qytetar nuk e çon fëmijën në arsimin publik, por e çon në privat, ato para duhet të adresohen te shërbimi privat , pse duhet të shkojnë te publiku? Ndaj dhe duhet kanalizuar privatësinë. Por ne jemi mësuar që taksat i marrin për shëndetësinë, arsimin dhe shërbimin nuk e japin. Kështu njerëzit shkojnë të privatI me lekë nga xhepi, po ashtu në shkolla private me lekë nga xhepi . Babëzi kjo, ku të gjithë shqiptarët duhet të ngihen në protesta me fëmijë prej dore.




















