3.4 milionë eurot e “Toyota Yaris’, SPAK letërporosi në Francë dhe Belgjikë për identifikimin e kodeve të SKY ECC

118
Sigal

Prokuroria e Posaçme i ka dërguar letërporosi autoriteteve të Belgjikës dhe të Francës duke kërkuar të identifikohen kodet e Sky Ecc për çështjen, Toyota Yaris ku u gjetën 3.4 milion eurove. Lëvizja e SPAK vjen pak ditë pas arrestimit të ish-drejtuesi të Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka ndersa tre personba të tjerë u shpallën në kërkim.

Burime bëjnë me dije se organi i akuzës kërkon të dhëna për kodet e tjera të Sky Ecc në vazhdën e hetimeve që po kryehen për funksionarët dhe ish-funksionarët e drejtësisë.

Sipas dosjes hetimore mësohet se Zarka nëpërmjet oficeres në atë kohë të Krimeve të Rënda, Eriona Dautaj, e shpallur tashmë në kërkim, ka ndërhyrë në një pjese të dosjes Toyota Yaris, dosje që ka të bëjë me sekuestrimin e 3.4 milionë eurove që u gjetën në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018.

Konkretisht Zarka dyshohet se ka ndërhyrë në këtë dosje ku ishin përfshirë kushërinjtë Vladi për të lehtësuar pozitat ligjore të tyre. Ndërkohë Radovan Çela ka shërbyer si avokati i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove që vinin nga Belgjika.

Zarka u arrestua në orët e para të mëngjesit të 29 korrikut gjatë operacionit të SPAK dhe BKH në Vlorë. Prokurori i çështjes Klodian Braho i kërkoi gjykatës arrest me burg për kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka mase e cila është ekzekutuar. Ndërsa nuk janë ekzekutuar ende masat për Eriona Dautaj, avokatin Radovan Çela dhe biznesmeni Astrit Vladi. Aurel Zarka kishte pasur 4 llogari të aplikacioneve Sky Ecc.