25-vjeçarja rreh vjehrrën, një tjetër dhunon prindërit/ Çfarë ndodh në Korçë

Policia e Korçës ka nisur procedimin penal ndaj 4 personave, dy femra dhe dy burra, të cilët dyshohet se në episode të ndryshme kanë ushtruar dhunë ndaj personave të tjerë.

Një 25-vjeçare ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj, ndërsa një 38-vjeçar ka dhunuar prindërit. Në një tjetër episod, një grua 53-vjeçe ka dhunuar një tjetër grua 55-vjeçare.

Sigal

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin D. K., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

▪︎ E. K., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij;

▪︎ K. L., 25 vjeçe, banuese në fshatin Mborje, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj;

▪︎ A. S., 53 vjeçe, banuese ne Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një 55-vjeçare”, njoftoi Policia.