“Trekëndëshi i Bermudës”, presidenca i përgjigjet deklaratës së Bashës: Krizat i ke shpikur vetë!

215
Sigal

Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratave të sotme të Lulzim Bashës, në adresë të kreut të shtetit.

Blushi i kujton Bashës katërkëndëshin e përgjegjësive të tij madhore, siç është bojkoti i reformës territoriale, bojkoti i reformës në drejtësi, djegia e mandateve të deputetëve dhe zerimi i opozitës në pushtetin vendor.


Postimi i Blushit

Keqardhje, që z.Lulzim Basha, vazhdon të përfshijë Presidentin e Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, në krizat që ai vetë i shpik pa u lodhur.

Për këtë arsye, i rikujtojmë z.Basha, KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të tij madhore:

1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale;
 2. Bojkoti i reformës në drejtësi;
 3. Djegia e mandateve të deputetëve;
4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor;
që sollën kapjen totale të shtetit.

Megjithatë, Presidenti i Republikës vazhdon të ketë vullnetin ta mirëpresë z.Basha, për çdo sqarim apo paqartësi, në Zyrën e Tij në Institucionin e Presidentit, ku gjithmonë është mirëpritur, sa herë ka kërkuar takime dhe ndihmë për të dalë nga bojkotet dhe krizat, që i shpikte vetë.

Kur z.Basha të takohet me Presidentin Meta do ta pranojë përfundimisht që 7 herë 7 bëjnë 49, as 42 apo 99.

Për Lulzim Bashën dhe çdo aktor tjetër të Partisë Demokratike, që kërkon të provokojë Presidentin e Republikës, duke i transferuar përgjegjësitë e tij për krizat dhe bojkotet, që sollën kapjen totale të shtetit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vetëm një përgjigje: TRANSPARENCËN DHE FAKTET!

Nuk besoj se ka demokrat dhe shqiptar, që beson se Presidenti Meta u ikën përgjegjësive dhe ballafaqimeve për çështje të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.