23 vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë, Berisha: Ditë e shënuar historike

139
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar 23-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Berisha shprehet se kjo është një ditë historike për Kosovën dhe popullin shqiptar.

Postimi i Berishës:

23-vjetori i hyrjes se NATO-s ne Kosove!

Te dashur miq, si sot 23 vjet me pare, pas tre muajsh bombardimesh te infrastruktures ushtarake te Beogradit nga fuqite ajrore te NATO-s, trupat toksore te Aleances hyne si çlirimtare ne Kosove.

Kjo eshte nje dite e shenuar historike per Kosoven, kombin shqiptar dhe NATO-n. Kjo eshte nje dite mirenjohjeje te pakufijshme per te gjithe ata qe luftuan dhe dhane jeten per lirine e Kosoves, per Aleancen e Atllantikut te Veriut, ushtrite dhe vendet anetare te saj, ne veçanti per SHBA-te dhe presidentin Bill Klinton qe udhehoqen betejen e NATO-s per çlirimin e Kosoves. Rrofte Kosova, rrofte NATO! sb