Gledis Nano takim me delegacionin e policisë federale gjermane! Në fokus lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave

120
Sigal

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar një takim me delegacionin e Policisë Federale gjermane.

Delegacioni i kryesuar nga Drejtori i Departamentit për Luftën Kundër Kriminalitetit, Mathias Schaef po zhvillon një vizitë në Policinë e Shtetit në kuadër të projektit ndërkombëtar “SCOPE”.

Mësohet se në fokus të bisedës ishte lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar, terrorizmit, pastrimit të parave, korrupsionit dhe sekuestrimit të aseteve të grupeve kriminale, që kanë burim veprimtaritë kriminale.

Gjatë takimit u dakordësua raportohet se është diskutuar që bashkëpunimi të forcohet më tej, duke vendosur kontakte jo vetëm në nivele drejtuese por edhe në nivele zbatuese, me qëllim që të arrihet një bashkëpunim sa më i drejtpërdrejtë, për të hetuar dhe goditur në kohë, veprimtarinë kriminale të personave dhe grupeve kriminale që operojnë në fushën e krimit të organizuar, terrorizmit dhe pastrimit të parave.

Gledis Nano takim me delegacionin e policisë federale gjermane! Në