Dy aksidente në Lezhë/ Makina zhytet në kanal, shpëtojnë për mrekulli tri vajzat, mjeti përplas motoçikletën

121
Sigal

Dy aksidente kanë ndodhur në harkun kohor të pak minutave në rrugët e qarkut të Lezhës.

Mësohet se një automjet me të cilin udhëtonin 3 vajza doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë në rrugën e Shënkoll-Tale.

Të ndihmuar dhe nga banor të zonës, është bërë e mundur nxjerrja e vajzave nga makina, duke u shpëtuar jetën.

Ndërkohë pak minuta më vonë, një tjetër aksident ndodhi në rrugën e Kunes në Shëngjin, ku një automjet u përplas me një motoçikletë.

Për pasoje mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar me urgjence në spitalin e Lezhës. Për të dy aksidentet policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te tyre.