1990-2020, Shqipëria kishte rënien më të madhe në Rajon të të rinjve deri në 24 vjeç

36
Sigal

Në vitin 1990 të rinjtë e moshës 0-24 vjeç përbënin 46.7 për qind të popullsisë së vendit, ndërsa në vitin 2020 ata përbënin vetëm 31 për qind të totalit.

Kjo ishte rënia më e fortë në krahasim me vendet e Rajonit dhe vendet e tjera në zhvillim të Europës dhe Azisë Qendrore, thuhet në një studim të fundit nga Fondacioni Europian i Trajtimeve mbi tendencat më të fundit të punësimit dhe aftësive.

Kur vjen puna të prirjet e punësimit, kapitali human dhe aftësitë arsimore të tij vijnë të parat. Të dhënat e krahasuara në studim tregojnë se perspektiva e Shqipërisë ne modelet e reja të punësimit është cenuar nga zhvillimet negative demografike.

I gjithë rajoni dhe Europa janë përfshire në procesin e plakjes së popullsisë, por në Shqipëri kjo po ndodh me shpejt.

Për shembull në Bosnjë të rinjtë e grup-moshës 0-24 vjeç përbënin 37 për qind të totalit të popullsisë së vendit, teksa në vitin 2020 ata përbënin 26,3%.

Ecuri të ngjashme kishin edhe Mali i Zi dhe Maqedonia, ndërsa Serbia kishte një trend më të butë rënie. Më 2020 Serbia e ka grup-moshën 0-24 vjeç sa 24.6% të totalit të popullsisë nga 30.2 % që e kishte në vitin 1990 me një rënie me bute se Rajoni.

Pavarësisht rënies së fortë Shqipëria dhe Kosova paraqiten vendet ku popullsia e re në moshë është ende në nivelet më të larta në Rajon.

Psh në vitin 2020 në Kosovë gati 40.7% e popullsisë ishte në moshën 0-24 vjeç, teksa ky tregues ishte 54.7% në vitin 1990.

Burime të tjera te të dhënave nga vendi tregojnë se rënia e grupeve të reja po krijohet nga prirjet e larta të emigracionit te të rinjve dhe rënia e lindjeve.

Faktorët e emigrimit kanë një ndikim të shumëfishtë, pasi largimet lënë pas një hendek në lindshmëri në periudhat e mëvonshme. Ketë e tregon edhe fakti se ,popullata shqiptare në emigrimin po pëson rritje vit pas viti dhe popullsia vendase është në trend rënie të qëndrueshme.

Rezultatet e anketës që u zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në maj-qershor 2023 në 6 vendet të Ballkanit Perëndimor evidentuan se Shqipëria megjithëse ka përjetuar deri më tani emigracion më të fortë se Rajoni, ende ka potencial të lartë të largimit nga vendi sidomos për të rinjtë e arsimuar. Anketa 31 për qind e shqiptarëve planifikojnë të largohen nga vendi. Por më rëndësishmja është se, 18 për qind e tyre tashmë kanë plane dhe kanë gjetur mënyrat për të ikur.

Ata që synojnë të largohen, në përgjithësi, përqendrohen në grupin aktiv të punës 18-44, ndërsa ata që nuk duan të largohen dominojnë grupin 45-65+ të popullatës.

1990-2020, Shqipëria kishte rënien më të madhe në Rajon