“17 milionë euro taksa ua merrni vetëm profesioneve të lira”, Zhupa thirrje shqiptarëve: Më 12 nëntor do të dalim në shesh!

150
Sigal

Deputetja e PD-së Ina Zhupa iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen në protestë.

Zhupa tha se qeveria do t’iu marrë 17 milionë euro taksa vetëm profesioneve të lira.

“Të shumtë do të jenë në shesh profesionistët e rinj, sepse nga zero ju e keni rritur taksimin.

Ju i trajtoni sikur ata nuk janë personat që mbajnë tregun. 17 milionë euro ua merrni vetëm atyre, për ta është buka e gojës, ndërsa për ju është një kilometër rrugë e vjedhur. Do të dalim të gjithë së bashku në shesh, do të reagojmë ndaj këtyre padrejtësive, në 12 nëntor, në orën 16:00”, tha zhupa.