16 vite nga tragjedia e Gërdecit, familjarët e viktimave homazhe në memorial

17
Sigal

Janë shënuar sot 16 vite nga tragjedia e Gërdecit. Familjarët e viktimave kanë bërë homazhe në memorialin e ngritur për këtë ngjarje të rëndë.

Dosja “Gërdeci” është hapur tashmë dhe SPAK ka marrë përsipër hetimet.

Në tragjedinë e ndodhur në Gërdec më 15 mars 2008, 26 persona humbën jetën, ndërsa 300 të tjerë u plagosën.

Zamira Durda, e cila humbi djalin 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit tha se po zhgënjehet nga drejtësia. Ajo shtoi se viktimat ndihen të fyer.