Miratohet ligji i ri për kthimin dhe kompesimin e pronës. Sipas ligjit shumë ish-pronar dhe trashëgimtarë të cilëve u janë grabitur pronat, nga mbivendosja dhe abuzimet e hipotekave do të trajtohen sipas ligjit të ri në lidhje me kthimin fizik, kompesimin, gjyqet etj. Ja si do veprohet me pronën e lirë, për truallin dhe ato të zëna nga ndërtimet. Shtyrja e afatit për njohjen e kërkesave deri në 31 dhjetor 2024 dhe pronarët e penalizuar që do përfitojnë vetëm 10% të vlerës që ka prona sot në treg
Të penalizuar janë ata pronarë, që preken nga ndryshimi i zërit kadastral, të cilët do të duhet të mjaftohen vetëm me 10 për qind të vlerës që ka prona sot në treg.
Shumë qytetarë kanë trashëguar një pronë, e cila nuk është kthyer sipas ligjeve në fuqi, por është mbivendosur e masakruar nga anëtarët e mafies së tokave në Shqipëri, të ndihmuar nga qindra sekserë e punonjës abuzues deri dje në Zyrat Vendore të Pasurive të Patundshme (hipotekat) dhe sot në agjencitë rajonale të Kadastrës Shtetërore? Teksa Agjencia e Trajtimit të Pronës praktikisht nuk funksionon që prej fillimit të vitit të shkuar, Qeveria vit pas viti akordon në favor të saj buxhetin vjetor, madje e parashikon këtë zë rregullisht edhe në projektbuxhetore afatmesme. Sipa scan ndërkohë, më shumë se 10 mijë dosje do të rivlerësohen nga e para me skemën e re. Ligji i ndryshuar është botuar më parë në Fletoren Zyrtare, ndërsa të penalizuar janë ata pronarë që preken nga ndryshimi i zërit kadastral, të cilët do të duhet të mjaftohen vetëm me 10 për qind të vlerës që ka prona sot në treg.
Risitë e ligjit të ri për pronat
- Ligji lidh vendimet për kthim prone me fondin fizik apo financiar të gatshëm për kompensim
· I shkëput qytetarët nga kalvari i gjatë dhe i kushtueshëm i gjyqeve për kthimin e pronës.
· Shtyhet afati i kërkesave për njohje pronësie deri në 31 dhjetor 2024. Deri në atë datë, do të shqyrtohen 9 mijë kërkesa për kompensim fizik ose financiar të pronës.
· Kthimi pa kufizim i pronës së lirë. Nëse statusi i pronës truall rezulton i lirë, pra pronë shtet, pronarit i kthehet automatikisht toka, nëse është truall.
· Për toka të zëna nga ndërtime informale, apo ndërtime publike, pronari kompensohet me fonde nga Kadastra.
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) trajton vetëm ato kërkesa që kanë qenë të patrajtuara ditën kur skadoi ligji i vitit 2015, por jo kërkesa për njohje pronësie dhe ato për të cilat ka një vendim.
Shifrat e pronave të patrajtuara dhe ligji i ri
- Nga viti 2015 kur doli ligji, janë 26,300 vendime për kthim dhe kompensim prone, pa faturë financiare (të pakompensuara)
· Nga viti 2015 e deri në vitin 2019 kur bllokoi trajtimin, Agjencia e Trajtimit të Pronave arriti të ekzekutojë vetëm 794 vendime!
· Fatura financiare e vendimeve të patrajtuara, e përllogaritur nga Ministria e Drejtësisë, është 101 miliardë lekë ose rreth 1 miliardë euro.
· Qeveria vendos në dispozicion 60 milionë euro çdo vit, për të kompensuar pronarët
Ç’duhet të bëjnë qytetarët?
Me ligjin nr. 77/2022, ata qytetarë që i kanë dosjet e tyre të pronës në gjykatë të shkallës së parë administrative, kanë të drejtën t’i tërheqin nga gjykata dhe t’i risjellin në Agjencinë e Trajtimit të Pronave.
Me ligjin e mëparshëm nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, u morën 26 mijë e 300 vendime, por që zhgënjyen keqazi qytetarët pronarë, për shkak se askush nuk punoi fort dhe seriozisht për t’i zbatuar ato.
Nga këto vendime, Agjencia e Trajtimit të Pronave të tetë viteve më parë, arriti të ekzekutojë vetëm 794 vendime, ose një vendim në treqind të tillë!
Me ndryshimet e reja ligjore të ligjit nr. 77/2022 dhe me me dy Vendime të Këshillit të Ministrave, që i sigurojnë paratë, agjencia, e drejtuar nga njerëz të rinj me integritet dhe vullnet për t’u shërbyer qytetarëve, është gati për të filluar me kompensimet financiare të qytetarëve-pronarë. Për tre vitet e ardhshme Qeveria parashikon rreth 140 milionë dollarë për kompensimin financiar të pronarëve. Shifra është zbardhur në projektbuxhetin afatmesëm 2023-2025, të sapomirtuar nga këshilli i Ministrave. Më specifikisht, për vitin 2023 janë parashikuar në Projekbuxhet 4.2 miliardë lekë apo afërisht 42 milionë dollarë.
Nëse ka qenë tokë bujqësore, vlera e kompensimit do të jetë për tokë bujqësore dhe nëse ka qenë tokë truall, do të kompensohet si e tillë edhe sot. Por gati gjysma e vendimeve janë pasuri që kanë qenë jashtë vijës së verdhë, ndërsa sot kanë statusin e tokës truall. Këto familje do të përfitojnë vetëm 10 për qind të vlerës që kjo pronë ka sot në treg, sipas ligjit që tashmë ka hyrë në fuqi. Gjithsej, janë më shumë se 25 mijë vendime në pritje të ekzekutimit.
Format e kthimit dhe kompensimit të tokës
- Kompensim fizik brenda pronës së qytetarit ose në vend-ndodhje të tjera, pasi qytetari përfitues i vendimit të ATP të bjerë dakord.
2. Kompensim i kombinuar.
3. Kompensim financiar, jo më pak se 50 miliardë lekë në vit për të gjitha rastet që do të trajtohen nga ATP brenda një viti.
4. Kompensim financiar me kërkesë të veçantë.
5. Raste të kompensimit të veçantë financiar me vlerë deri në 1.5 milionë lekë. Ky kompensim jepet menjëherë për qytetarin. Janë 10,548 vendime te tilla, brenda stokut prej mbi 20 mije vendime ende te patrajtuara nga ATP.
Në ligj parashikohen kompensime jo më pak se 10% e vlerës së pronës, ndërsa do të fillojë ritrajtimi I dosjeve për ish-pronarët me afat ligjor 31 dhjetorin e 2024-ës.