Dastid Pallaska: Patriotët e karrierës të dalin në pension

725
Avokati Dastid Pallaksa ka reaguar ndaj idesë së Edi Ramës për një President kombëtar të Kosovës dhe Shqipërisë, si ide e cila mund të realizohet në dhjetë vitet e ardhshme. Por Pallaska thotë se Kosova dhe Shqipëria në dekadën e ardhshme mund të krijojnë vetëm një institucion që mund t’i dërgonte në pension patriotët e karrierës. Pastaj të njëjtit njerëz do të përfundonin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyzë ose në Burrel. “Të vetmin institucion të përbashkët që munden me e kriju Kosova dhe Shqipëria në 10 vitet e ardhshme është një “dhomë e lartë e dy parlamenteve”, ku do të kishin mundësi me u pensionu të gjithë patriotat e karrierës nga të dy vendet. Për seli mundemi me bisedu. Është Dyzi por edhe Burreli nuk është vend i keq”, ka shkruar Pallaska.
Sigal