U aksidentua për vdekje në zonën e Freskut, shokët e 18-vjeçarit dalin në protestë

85
Sigal

Shokët e Enjo Saliajt, i cili humbi jetën pak muaj më parë në një aksident në zonën e Freskut, kanë protestuar paraditen e sotme para gjykatës, që të mos lirohet shoferi që shkaktoi aksidentin. Në një zë, ata kanë kërkuar drejtësi për shokun e tyre të ndjerë, 18-vjeç.

“Dalim për të kërkuar drejtësi, do e ndjekim deri sa të mbarojnë gjyqet. Kemi parë shumë raste në Shqipëri dhe anashkalohen gjëra të tilla. Do të kërkojmë që të jemi në seancë, do të futemi”, kanë thënë miqtë e Enjo Saliajt.

18-vjeçari po lëvizte me motor elektrik, ndërsa u përplas me makinën që drejtohej nga shtetasi S. Krashi. Shoferi i makinës u arrestua, ndërsa mësohet se automjeti nuk ishte në pronësi të tij, por të një personi të identifikuar me inicialet F. A.

Djali i Kudret Saliaj, Enjo Saliaj, ka qenë dëshmitari i vrasjes së të atit nga ish-vjehrri në prani të vajzës së tij. Vrasja në afërsi të Gjykatës së Tiranës, ku ish-vjehrri ekzekutoi me armë zjarri ish-dhëndrin e tij 30 minuta para seancës gjyqësore, tronditi mbarë opinionin publik në vend.

Ai u qëllua nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën. Çifti ishin në prag divorci, dhe atë ditë kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me cilin nga prindërit donte të rrinte. Në tavolinë me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri, dhe një punonjëse sociale.