100 MLN $ kredi nga BB për “ura të qëndrueshme”, por urat po shemben

Shembja e urës së Dragostunjës në aksin Librazhd–Prrenjas është më shumë sesa një incident lokal. Ajo është një sinjal alarmi për gjendjen e një pjese të konsiderueshme të urave në rrjetin kombëtar, disa prej të cilave prej vitesh kanë shfaqur problematika strukturore, dëmtime nga përmbytjet, rrëshqitjet apo mungesën e mirëmbajtjes periodike.
Ironia është se prej vitit 2023 Shqipëria ka në zbatim një program 100 milionë dollarë me Bankën Botërore pikërisht për rritjen e qëndrueshmërisë së urave.
Programi ‘Building Resilient Bridges’ është konceptuar si një qasje shumëfazore (MPA), me një financim total 100 milionë dollarë. Faza e parë, në vlerën 55 milionë dollarë, ka nisur në 2023, ndërsa faza e dytë, me 45 milionë dollarë, parashikohet të nisë në 2027.
Objektivi është i qartë: rritja e rezistencës së urave ndaj ndryshimeve klimatike dhe fatkeqësive natyrore, si dhe përmirësimi i menaxhimit të aseteve rrugore. Por ndërkohë që programi është në zbatim, Dragostunja shembet.
Sigal