1 vit pas tërmetit/ Banorët e Thumanës: Institucionet na kanë braktisur

274
Sigal

Thumana ishte një nga zonat që u “godit” rende nga tërmeti i 26 nëntorit ku pati viktima dhe shumë banesa u shkatërruan. Por sot, pas një viti nga lëkundjet sizmike, banorët ankohen se janë lënë në harresë nga ana e autoriteteve.

Ky është Ndue Gjoni, banor i Thumanës. Ai thotë se pas 26 nëntorit të vitit te kaluar ka jetuar në çadër së bashku me bashkëshorten. ndonëse është trajtuar me bonus qiraje, Ndue Gjoni akuzon komisionin e institutit të ndërtimit se nuk ka bërë vlerësim të plotë të dëmeve në banesën e tij.

Të njëjtin shqetësim ka dhe Gjin Lena, i cili shprehet se ende nuk ka marrë paratë për rikonstruksionin e banesës.

Ndërkohë banorët që janë larguar drejt qyteteve të tjera për të jetuar me qira, thonë se bonus i dhënë nga qeveria nuk mjafton për të përballuar jetesën.

Nga ana tjeter ne Thumane vazhdojne punimet per zbatimin e planit te rindertimit.