Prof. Dr. Alqi Naqellari: Inflacioni në Europë 7.5%, në Shqipëri 3.9%, apo 13.9% ? Me rritjen e të gjitha çmimeve, inflacionit do të ishte 15%

354
Sigal

Inflacioni në Europë 7.5%, në Shqipëri 3.9% apo 13.9% ?

                        Prof. Dr. Alqi Naqellari

Këtë punim po e realizoj që t’i jap përgjigje pyetjes: Si ka mundësi që Shqipëria si vend konsumator- importues ka normën më të ulët të inflacionit në krahasim me të gjitha vendet e Bashkimit Europian? A është e vërtetë kjo shifër? Konkluzioni është se i duhet një njësh para që të bëhet i vërtetë. INSTATI le t’i bëjë publike, transparente llogaritjet dhe t’i hedhi poshtë konkluzionet që kam sjell publikisht në shembullin e thjeshtë që kam marrë.

Çfarë është inflacioni?

Inflacioni është një dukuri ekonomike, që shkaktohet nga faktorë të brendshëm dhe faktorë të jashtëm. Inflacioni është rritje në nivelin e përgjithshëm të çmimeve. Ai matet nëpërmjet indeksit të çmimeve të konsumit, IÇK. Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) mat ndryshimin e çmimeve të konsumit të një shporte fikse mallrash e shërbimesh në periudhën korrente krahasuar me një periudhë tjetër e konsideruar si periudha bazë. Inflacioni mat erozionin e standardeve të jetesës.

Inflacioni shkaktohet nga rritja e kërkesës. Sipas teorisë Keynsiane, inflacioni nga kërkesa, veç rritjes së inflacionit ka anë pozitive se sjell rritje ekonomike dhe për pasojë ulje të normës së papunësisë. Shkaktohet nga rënia e ofertës. Rënia e ofertës vjen ose nga rënia e prodhimit të brendshëm ose nga rënia e mallrave të importuara. Kjo ka pasojë rritjen e çmimeve dhe rënien e prodhimit. Rënia e prodhimit sjell rritje të normës së papunësisë. Ky fenomen quhet stagflacion. Është fenomen që e kalon ekonominë deri në kolaps duke sjellë greva, demostrata e deri në rënie të qeverive.

Inflacioni i shkaktuar në Shqipëri nuk është inflacion i natyrës monetare ose i ardhur nga ana e kërkesës për pasojë masa e marrë nga ana e BQ për rritjen e NBI-së nuk ka për të pasur asnjë lloj efekti në treg. Në Shqipëri inflacioni është inflacion i importuar. Thuajse të gjitha çmimet e grupeve të llogaritjes së IÇK-së përcaktohen jashtë Shqipërisë. Kjo do thotë që çmimet në Shqipëri janë më të larta sesa çmimet e vendeve nga ku importohen mallrat. Po si shpjegohet që norma e Inflacionit e deklaruar nga INSTAT është më e ulët se norma në këto vende? A është e vërtetë se inflacioni në Shqipëri është 3.9% në muajin shkurt kur mesatarja në BE është 6.2%? Përgjigjen do ta jap në pjesën e fundit të këtij shkrimi.

  1. a) Inflacioni në Europë. Që nga shkurti i vitit 2022, norma e inflacionit në Bashkimin Europian ishte 6.2 për qind, me rritjen më të shpejtë të çmimeve në Lituani, e cila kishte një normë inflacioni prej 14 për qind. Në të kundërt, norma e inflacionit në Francë ishte 4.2 për qind, që ishte më e ulëta në BE gjatë këtij muaji. Norma aktuale e inflacionit në BE është më e lartë se në çdo kohë tjetër, me kulmin para vitit 2021 të regjistruar në korrik 2008, kur çmimet po rriteshin me 4.4 për qind nga viti në vit. Përpara rritjeve të fundit të inflacionit, rritja e çmimeve në BE ishte mbajtur në nivele relativisht të ulëta, me normën e inflacionit të mbetur nën tre për qind midis janarit 2012 dhe gushtit 2021.

Rimëkëmbja e shpejtë dhe kostot e energjisë që nxisin inflacionin.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit (HICP) norma e inflacionit të Bashkimit Europian në shkurt 2022, për disa vende të Europës. Lituania 14%, Çekia 10%, Hungaria 8.4%, Bullgaria 8.4%, Sllovakia 8.3%, Polonia 8.1%, Rumania 7.9%, Spanja 7.6% Sllovenia 7%, Greqia 6.3%, Kroacia 6.3%, Italia 6.2%, BE-ja 6.2%, Gjermania 5.5%, Malta dhe Franca kanë nivelin më të ulët 4.2%.

Të dhënat tregojnë se Inflacioni maksimal në BE në muajin shkurt ka qenë 14% dhe më i ulti 4.2%.

Norma e inflacionit në energji në BE ka qenë 28.7%, norma e inflacionit në ushqime 4.9%, norma e inflacionit të kostos familjare 9.8%, norma e inflacionit të veshjeve 3.1%.(Inflation in Europe).

Faktorë të ndryshëm janë bashkuar për të krijuar një stuhi të përsosur për nivele të larta inflacioni në Evropë. Rihapja e shpejtë e ekonomisë pas pandemisë COVID-19 çoi në një rritje të papritur të kërkesës që zinxhiri global i furnizimit aktualisht nuk po e përmbush. Furnizuesit e energjisë po përpiqen gjithashtu të sigurojnë energji për Evropën, duke bërë që çmimet e energjisë të rriten në një rritje nga viti në vit prej 27 përqind në janar 2021. Rritja e kostove të karburantit ka rritur gjithashtu ndjeshëm normën e inflacionit të sektorit të transportit të BE-së, e cila pa çmimet të rriten me 11 për qind në dhjetor 2021. Shpresohet që çështjet që shkaktojnë inflacion të lartë do të lehtësohen në vitin 2022, me inflacionin që pritet të bjerë në nivele më të ulëta duke shkuar në 2023 dhe 2024. Për këtë arsye, Banka Qendrore Europiane nuk ka treguar ende se synojnë të rrisin normat e interesit në 2022.( [email protected])

b)Inflacion i lartë jashtë BE-së

Jashtë BE-së, disa vende të tjera raportuan gjithashtu nivele të larta inflacioni. Në janar 2022, çmimet u rritën me një rekord prej 5.5 për qind në Mbretërinë e Bashkuar, të nxitura edhe nga rritja e kostove të transportit dhe strehimit.

Normat e larta të inflacionit pasqyrohen në SHBA. Normat e larta të inflacionit të parë në Europë janë reflektuar edhe në pjesë të tjera të botës. Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, indeksi i çmimeve të konsumit në 40-vjetët e fundit arriti nivelin më të lartë prej shtatë përqind në dhjetor 2021, i ndikuar nga të njëjtët faktorë që nxisin inflacionin europian. Megjithatë, shpresohet që sapo këto çështje të zinxhirit të furnizimit të lehtësohen, nivelet e inflacionit do të fillojnë të bien gjatë gjithë vitit 2022. Në SHBA në shkurt 2021 inflacioni ka qenë 1.7%, në nëntor 2021 ka qenë 6.8%, në  dhjetor 7%, në janar 2022 ka qenë 7.5% dhe në shkurt 7.9%.

Ndërprerja e vazhdueshme financiare në Turqi ka bërë që norma e inflacionit të rritet në 48.69 për qind, gjë që ka dëmtuar vlerën e lirës turke në fillim të vitit 2022. Në të kundërt, norma e inflacionit në Kinë, megjithëse u rrit në 2.3 për qind në nëntor 2021, ra në vetëm 0.9 për qind deri në janar 2022. Për shkak të cikleve të ndryshme të përditësimit, statistikat mund të shfaqin më shumë të dhëna të përditësuara sesa referohen në tekst”(OECD).

Në Turqi norma e inflacionit në dhjetor 2021 ka qenë 36.08%, në janar 2022 ka qenë 48.69% dhe në muajin mars 2022 ka qenë 54.44% (ndryshimi nga viti në vit), ndërsa ndryshimi në muaj ka qenë 13.58% në dhjetor 2021, në janar 2022 ka qenë 11.10% dhe në shkurt ka qenë 4.81%.

Norma e inflacionit në UK ka qenë 6.2%, në Kinë në janar 2022 ka qenë 0.4%, në shkurt 0.6%. në Indi në shkurt 2022 ka qenë 5.6%. Japonia dhe Makao kanë deflacion.

  1. c) Inflacioni në Shqipëri

Në Shqipëri llogaritja e IÇK-së bazohet në 12 grupe mallrash, të cilat janë mallra importi ose mallra të prodhuara në vend. Ka numër të kufizuar mallrash. Shporta që llogaritet në Shqipëri ka 331 lloje të mirash dhe shërbimesh. Grupi kryesor është “Ushqime dhe pije jo alkoolike”. Për llogaritjen e tij sondazhet shtrihen në të gjithë Shqipërinë, në 3500 dyqane dhe merren 30000 çmime individuale.

Në vitin 1991 u llogarit inflacioni për herë të parë në Shqipëri, në 1993 u llogarit edhe me frekuencë mujore. Merreshin në konsideratë 8 grupe. Zërin kryesor e zinte  “Ushqime dhe pije jo alkoolike” me 72.4% të shpenzimeve. 8.3% zinte zëri “Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje të zakonshme të banesës”, 6.4% zinte “Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar”, 5.2% “Transporti, etj. Me kalimin e viteve ndryshoi struktura e konsumit. Në konsideratë u mor Anketa e Buxhetit të Familjes. U ul zëri i parë në 35.1% dhe fitoi pikë zëri i katërt “Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar”, i cili në 2017 zinte 19.3% të shpenzimeve të shportës. Vlen të themi se kjo strukturë mbi të cilën është llogaritur IÇK-ja nuk ngjason me shpenzimet e Anketa e Buxhetit të Familjes (ABF), sepse në ABF zëri i parë zinte 44.1%, ndërsa zëri i katërt vetëm 10.9%.

Më poshtë do llogarisim se sa duhet të jetë inflacioni në Shqipëri duke marrë strukturën e shpenzimeve sipas ABF dhe të IÇK-së. Do supozojmë se zëri i parë “Ushqime dhe pije jo alkolike” dhe zëri “Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar“ janë rritur me 15%, shëndeti dhe transporti me 5%, argëtim dhe kulturë me minus 2%. Zërat e tjerë do t’i  marrim pa ndryshim. Rritja e çmimeve në Shqipëri ka qenë thuajse e përgjithshme, në të gjitha mallrat ushqimore, në karburante, pije alkolike, duhan, transport etj. Kjo rritje ka qenë nga 10% deri në 50%. Nëse do aplikonim këto shifra që përmenda norma e inflacionit do ishte të paktën 15%.

Këtë do ta bëjmë për të parë si ka mundësi që një vend si Shqipëria që importon pjesën më të madhe të mallrave nga jashtë ka inflacionin 3.9% kur niveli më i ulët në BE është në Francë më 4.2% dhe mesatarja e BE është 6.2%. Përse i intereson qeverisë të mos ketë normë të lartë inflacioni? Përgjigja është e thjeshtë: sepse me këtë normë inflacioni duhet të indeksojë pagat dhe pensionet. Nëse inflacioni do jetë 10% pagat dhe pensionet do indeksohen, do rriten me 10%. Qeveria nuk ka fonde, prandaj në mënyrë të vazhdueshme normën e inflacionit e ka mbajtur të ulët. Kjo normë e ulët nuk paraqet të vërtetën mbi masën e rritjes së çmimeve, kostos së jetesës së shqiptarëve.

 

      2017   2018 2017 2018 2018
  Grupet kryesore sipas CIOP q0 q0ABF p0 p1 Σq0p0 Σq0p1 Σq0p1
1 Ushqim dhe pije jo-alkoolike 35.1 44.1 100 115 4410 5071.5 4036.5
2 Pije alkoolike, duhan 5.1 3.5 100 100 350 350 510
3 Veshje dhe këpucë 3.8 4.3 100 100 430 430 380
4 Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar 19.3 10.9 100 115 1090 1253.5 2219.5
5 Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje të zakonshme të banesës 7.4 4.8 100 100 480 480 740
6 Shëndet 4.4 3.9 100 105 390 409.5 462
7 Transport 6 7.2 100 105 720 756 630
8 Komunikim 3.1 3.4 100 100 340 340 310
9 Argëtim dhe kulturë 2.5 3 100 98 300 294 245
10 Arsim 3 3.9 100 100 390 390 300
11 Restorante dhe hotele 4.7 5 100 98 500 490 460.6
12 Të tjera mallra dhe shërbime 5.6 6 100 100 600 600 560
  Gjithsej 100 100 100   10000 10864.5 10853.6
  Norma e inflacionit           8.64% 8.53%

Norma e inflacioni llogaritet duke marrë në konsideratë IÇKo dhe IÇK1.

IÇK1=∑qop1/∑qopo)*100, IÇKo=100, Ni =(IÇK1-IÇK0)/100 *100.

Nga veprimet që kemi ekspozuar rezulton të jetë afërsisht i njëjtë me 8.64% dhe 8.53%.  INSTAT-i duhet ta bëjë transparent këtë rritje në mënyrë urgjente, sepse në muajin tjetër mund të rritet vetëm 1% dhe neve kemi kënaqësi “psikologjike” se nuk janë rritur çmimet kur në fakt një muaj më parë ato u rritën me 20 deri mbi 50%.

Inflacioni në muajin janar në Shqipëri ka qenë 3.7% dhe në shkurt 3.9%. Në Eurozonë në janar ka qenë 5.1%, në shkurt 5.9% dhe në mars 7.5%.