Presidenca mohon pretendimet për Alqi Bllakon: Nuk ka qenë asnjëherë këshilltar i Kreut të Shtetit

Zyra e Shtypit e Presidencës së Republikës ka reaguar këtë të enjte pas pretendimeve se Alqi Bllako është apo ka qenë këshilltar i Presidentit të Republikës.

Në sqarimin e shpërndarë për mediat, Presidenca thekson se Bllako nuk ka mbajtur asnjëherë këtë detyrë dhe nuk ka asnjë marrëdhënie me institucionin e Kreut të Shtetit.

Sigal

“Në përgjigje të interesit të gazetarëve lidhur me pretendimin se zoti Alqi Bllako është këshilltar i Presidentit të Republikës, saktësojmë se zoti Alqi Bllako nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është këshilltar i Presidentit të Republikës dhe nuk ka asnjë marrëdhënie me këtë institucion”, thuhet në reagimin e Presidencës.