Erion Veliaj: Solidaritet nga Janina pas tërmetit katastrofik

402
Sigal

Kryebashkiaku Veliaj:Solidaritet i jashtëzakonshëm nga fqinjët pas tërmetit

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryebashkiakun e Janinës, Moses Elisaf, i cili është njëkohësisht edhe përfaqësues i komunitetit hebraik në këtë qytet. Në qendër të bisedës mes homologëve ishin mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes bashkive në disa fusha. Në shenjë miqësie, Veliaj i dorëzoi kryetarit të Bashkisë së Janinës “Kullën e Sahatit” dhe theksoi se Tirana dhe Janina kanë një traditë bashkëpunimi të jashtëzakonshme ndër vite, dhe se historitë njerëzore janë shumë më të rëndësishme se çdo protokoll e diplomaci mes shteteve dhe qyteteve. “Tirana dhe Janina kanë pasur një traditë bashkëpunimi të jashtëzakonshme ndër vite, ndaj jam shumë i lumtur që me kryetarin e ri mund ta rifillojmë këtë miqësi dhe bashkëpunim. Kur jam larguar për herë të parë nga Shqipëria, Janina ishte vendi i parë që më ka pritur. Besoj se këto histori njerëzore janë shumë më të rëndësishme se çdo protokoll dhe çdo diplomaci mes shteteve edhe qyteteve tona”, – tha kryebashkiaku Veliaj dhe vlerësoi kontributin e menjëhershëm të Greqisë, por edhe të Izraelit, pas tërmetit të 26 nëntorit duke sjellë ndihma të ndryshme si dhe ekipe të kërkim-shpëtimit.