Berisha: Lekët e korrupsionit dhe narko eurot shndërrohen në mjete për vjedhjen e votës

91
Sigal

Porti i Durrësit, përfundon i tëri në pronësi të një grupi kriminal. Në vend se këto pasuri të shndërrohen në kushte jete për ju dhe shqiptarët, këto shndërrohen në mallkim, dëshpërim, për të paguar mediat që të mashtrojnë qytetarët shqiptarë nga mëngjesi deri në darkë. Shndërrohen për të vendosur këtu diktaturën e mashtrimit, të realivizmit, injorimit të të vërtetave.

Këto shndërrohen së bashku me narko eurot në mjete për vjedhjen  e votës, rrëmbimin e votës. Shqiptarët nuk kanë shpresë sot, sepse vota u vidhet, pasuritë u vidhen, buxheti u vidhet. Ua them unë ju, sipas KLSH janë vjedhur 122 miliardë lekë. 97 miliardë është fondi i pagave në Shqipëri. Ç’ka do të thotë, vetëm me këto mund të dyfishoheshin rrogat e shqiptarëve.

Përkundrazi udhëton me avion me dhomë gjumi, shpenzon 22 mln euro në udhëtime. Udhëton me vetura 500 mijë eurosh dhe thotë ma ka blerë partia, se partia e tij prodhon lekë. Kryeson vetëm 19 mbledhje nga 48 mbledhje të qeverisë. Nuk ekziston asgjë tjetër për të, veç se pasurimi i tij i papërmbajtur. Po pse Alda u mbush në të gjitha anët me paratë e vjedhura. Sepse ministri i saj, nëse ajo mbush kasafortat, ai mbush dhomat, Edi Rama mbush tunelet dhe kontot kudo që i ka. Prandaj ikin shqiptarët.