Roland Iljadhi: Është koha që trajneri Maran të bëjë një riorganizim të skuadrës

Roland Iljadhi

KOMBËTARJA/ Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Roland Iljadhi, e shikon të domosdoshëm ndryshimin

Agron KAJA

NOA

Si një ish-futbollist kuqezi, sa afër dhe larg jeni me aktualitetin e Kombëtares sonë?

Normalisht e ndjek Kombëtaren hap pas hapi, me informacione nga të gjitha drejtimet. Deri tani mendoj se i kam të gjitha të dhënat, ku mund të them se ka lëvizje të shumta lojtarësh, me anë të të cilave bëhet rigjernerimi i skuadrës.

Ditë më parë, Silvinjo u largua nga bankina kuqezi, ju si e shikoni ndryshimin e trajnerit te Kombëtarja?

Ndryshimin e trajnerit të Kombëtares unë e shoh me pozitivitet. Silvinjo bëri mirë sa drejtoi, dhe mendoj se u gjeti vëndin shumicën e lojtarëve. Por duhet të përqëndrohej edhe tek tëq rinjtë. Gjithsesi, largimi erdhi në momentin e duhur.

Një vlerësim teknik, apo edhe profesional, si do të ishte nga ana juaj për Silvinjon në bankinën kuqezi?

Kishim një trajner që na dërgoi në eliminatoret e Europianit, dhe ishte më afër edhe në Botëror. Ekipin Kombëtar e çoi në nivele të larta, ku gërshetoi elementin e vjetër me më të rinjtë. Një taktikë e bukur kjo, bashkë me stafin e tij.

Sa vlerësim merr emri i Rolando Maran, për eksperiencën e trajningut që ai ka vetëm me klube?

Eksperiencë me kombëtaret Maran nuk ka, por ai do mbështetet tek lojtarët e Silvinjos, dhe bazë ata do jenë. Ka afruar të tjerë dhe do marrë ata që Silvinjo i la në hije. Edhe pse nuk ka eksperiencë me kombëtaret, them se do bëjë mirë.

Zgjedhjet e bëra në listën e të grumbulluarve për dy miqësoret me Izraelin e Luksemburgun, si i komentoni?

Duke ju referuar emrave që u publikuan prej trajnerit, shoh se ai ka marrë më shumë ata futbollistë që kanë pasur minuta me skuadrat e tyre ku aktivizohen. Besoj se duhet që ta shohë skuadrën në fushë për të nxjerrë përfundimet e tij.

Janë afruar lojatarë që nuk kanë luajtur me klubet, por edhe të rinj për herë të parë, po bëhen largimet e duhura?

Është koha që trajneri Maran të bëjë një organizim të plotë të skuadrës. Hapësirë ka, jo vetëm në këto dy ndeshje miqësore me Izraelin dhe Luksemburgun. Shpresoj se me zgjedhjet që do bëjë, Kombëtarja të ketë sukses, nisur nga Liga e Kombeve.

Të mërkurën luhet miqësorja me Izraelin me të cilin kemi bilanc negativ, si e parashikoni?

Varet edhe nga interesi i Izraelit. Jemi ndeshur me të dhe ka lojtarë të mirë, por këto ndeshje i shërbejnë trajnerit për të parë gjendjen e lojtarëve dhe si do reagojnë ata me stilin e lojës së tij. Janë ndeshje për të gërshteua përvojën me të rinjtë

Ju si mund ta ndërtoni një formacion të Kombëtares në këtë edicion, kryesisht për Ligën e Kombeve?

Ndoshta është shpejt të qartësohet një formacion tip i trajnerit të ri. Unë them se pas këtyre dy ndeshjeve miqësore ai do nxjerrë konkluzionet e tij. Dhe mos harrojmë se, ndaj Izraelit e Luksmeburgut do ketë disa mungesa titullarësh.

LISTA E SHQIPËRISË

Portierë: Alen Sherri, Simon Simoni, Pano Qirko

Mbrojtësa: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Bujar Pllana, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Andi Hadroj

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Taulant Seferi dhe Anis Mehmeti     Sulmuesa: Mirlind Daku, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi    Trajner: Rolando Maran

ARBITRAT ME IZRAELIN

E mërkurë, 3 qershor 2026

Shqipëri-Izrael                       20:00

(Në “Arena Kombëtare”)

Kryesor: Milos Savoviç

Asistent 1: Marko Gojkoviç

Asistent 2: Vlad. Radenoviç

Arbitër 4: Juxhin Xhaja

LISTA E IZRAELIT

Portierë: Omri Glazer, Daniel Peretz, Asaf Tzur

Mbrojtësa: Roj Revivo, Gaj Mizrahi, Stav Lemkin, Itaj Rothman, Nikita Stojanov, Idan Nahmias, Eli Dasa, Or Belorian

Mesfushorë: Jarin Levi, Eliel Peretz, Gabi Kanikovski, Ido Shahar, Neta Lavi, Dor Turgeman, Sjyed Abu Farhi, Tai Abed

Sulmuesa: Idan Toklomati, Stav Toriel, Oskar Glok, Manor Solomon

Tajner: Ran Ben Shimon

Nisën firot e para, Ismajli nuk ka gjëndje të mirë fizike!

Të hënën paradite, Kombëtarja ka nisur grumbullimin në prag të dy ndeshjeve miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut. Dje, Departamenti i Komunikimit në FSHF njoftoi se mbrojtësi Ardian Ismajli është larguar nga grumbullimi, pas vlerësimit të gjendjes së tij fizike nga stafi mjekësor i Kombëtares. Konsultimet  mes stafit teknik dhe lojtarit, vendosën që Ismajli të rikthehej pranë klubit të tij për të vijuar programin e rikuperimit, për rikthim sa më shpejt në formën më të mirë.

 

Ndeshjet me Izraelin

Datë 12 nëntor 2016

(Kualifikueset Botërori)

Shqipëri-Izrael             0-3

Datë 11 qershor 2017

(Kualifikueset Botërori)

Izrael-Shqipëri             3-0

Datë 7 shtator 2018

(Liga e Kombeve)

Shqipëri-Izrael             1-0

Datë 11 tetor 2018

(Liga e Kombeve)

Izrael-Shqipëri             2-0

Datë 10 qershor 2022

(Liga e Kombeve)

Shqipëri-Izrael             0-2

Datë 24 shtator 2022

(Liga e Kombeve)

Izrael-Shqipëri             2-1

BILANCI

Nd 6, F B 0, H 5, G 2:12

 

Uzuni dhe Shehu kanë besim te skuadra, me objektiva realë

Në mesditën e djeshme dy futbollistët e Kombëtares sonë, Myrto Uzuni dhe Julian Shehu, janë shprehur me besim te skuadra, edhe me elementin e ri që ka thirrur trajneri Rolando Maran. “Tashmë është koha se duhet të krijojmë një identitet të ri në skuadër, dhe se në fushë do luajë ai lojtar që e meriton më shumë”, kështu u shpreh dje mesfushori Julian Shehu, ndërkohë që sulmuesi Myrto Uzuni foli për fillimin e ciklit të ri të Kombëtares nën drejtimin e trajnerit Maran, duke e vlerësuar qasjen më ofensive të stafit të ri dhe konkurrencën e lartë brenda grupit. Ai kuqezi theksoi gjithashtu se, objektivat e ekipit mbeten të qarta: Vendi i parë në ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe kualifikimi në Kampionatin Europian.