Nuri Çuni, studiues
Në këtë shkrim modest dua të sjell disa mendime mbi përcaktimin etimologjik të toponimit Skrapar, historinë dhe udhëtimin e kësaj fjale. Ai është krijuar në shekuj, si rezultat i evoluimit me natyrën mrekulli, peizazhin dhe historinë e lashtë të kësaj treve të njohur në Shqipëri dhe më gjerë.
Objekte nga tuma e Strenecit
Skrapari shtrihet në Shqipërinë Jugore, në pjesën verilindore të Krahinës Malore Jugore. Ka një sipërfaqe prej 775 km 2. Mbizotëron relievi malor. Dallohet mal mbi mal, Mali i Tomorit 2417 m, mbi nivelin e detit, mali i Skraparit (Ostrovica), mali i Miçanit, vargu malor Qarrishta e Sevranit-Valë 1300 m. Spikat dukshëm natyra e mrekullueshme me male, qafa, lugina e thellina të pashoqe si kanioni i Osumit, Gradecit dhe Nikollarës. Është zonë e mirëfilltë e Toskërisë, burimore nga lashtësia parailire. Ka zona etnografike si Tomorrica, Potomi, Malindi, Çepani, Vëndresha, Bargullasi. Ruan tradita të mrekullueshme në punimin e drurit, gurit dhe përpunimin e rrushit për rakinë, verën dhe rehaninë. Gjithashtu dallohen veshjet karakteristike, si edhe kënga burimore toske.
Nëpërmjet zbulimeve arkeologjike, toponimisë së vendit dhe burimet historike, do mundohemi, me aq sa kemi mundësi, të japim variante për etimologjinë e prejardhjen të fjalës Skrapar. Gjithësesi, duke u mbështetur në historinë e saj, direkt dhe indirekt, e njohur dhe e panjohur, duke pasur parasysh zhvillimin e gjuhës shqipe, të shprehim ndonjë mendim mbi prejardhjen e fjalës Skrapar. Sipas studiuesve të ndryshëm, vendas dhe të huaj, ka teza për prejardhjen e gjuhës shqipe si edhe hipoteza të disa studiuesve shqiptarë dhe të huaj si: Eqerem Çabej, Shaban Demiraj, Elena Kocaqi etj.
Mali i Tomorrit
Shaban Demiraj në veprën e tij shkruan: “…sipas të cilëve stërgjyshërit e shqiptarëve kanë qënë pellazgë dhe, si rrjedhim, shqipja është zhvilluar nga evolucioni i gjuhës së pellazgëve.
Johan Georg fon Han, albanolog gjerman në veprën: “Albanische Studien”, (Studime shqiptare),Vjenë 1854, në 3 volume. Në këtë vepër thekson se mjaft emra vendesh të viseve shqiptare ishin vazhdim i emërtimeve të dikurshme ilire. Ai zbuloi fjalëformime ilire, që janë emrat e sotëm të shqipes. Argumentoi për prejardhjen e gjuhës shqipe dhe konkluzioni kryesor sipas tij ishte që Gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja dhe vetë, kjo e fundit, nga gjuha e vjetër pellazge.
Gjetjet arkeologjike në varreza dhe kalatë si: Kalaja e Qeshibesit, Prishtës, Potomit, Vëseshtës, Skraparit, Gradec Qendër, Bargullasit dhe Tomorrit (të Beratit) përmbajnë materiale të rëndësishme, të cilat kërkojnë gërmime dhe studime të thelluara shkencore.
Vendbanime shpellore në Skrapar ka shumë si: ajo e Pirogoshit, Shpella e të Mirëve afër Çukës Abaz Ali në Tomorr, Shpella e Tërrovës, Shpella e Arapit mbi fshatin Dardhë, Kodra Kryebardhë (Shemërizë, Gramsh) përballë Tomorrit, Shpatanjit. Ka ende shpella të tjera rreth Tomorrit, të pa zbuluara, si edhe në thellinat e Osumit, Gradecit dhe Nikollarës.
Shpella e Pirogoshit (hyrja)
Fjala Skrapar mund të lidhet edhe me shpellën e Pirogoshit (simbolikisht, në hershmëri). Ajo ndodhet në krahun e djathtë të kanionit të Gradecit, që është një mrekulli e natyrës të kësaj zone, 500 m mbi nivelin e detit. Hyrja e shpellës ka formë gjysmë harku me gjerësi 10 m, në brendësi gjatësi 1252m, gjerësi 35 m dhe lartësi 5m. Në vitin 1989 është vizituar nga speleologë nga Roma, të cilët eksploruan degën e majtë. Ajo është vizituar edhe nga francezët dhe holandezët me të dhëna jo të sakta. Rilevim të plotë bënë eksplorimet në vitin 1995 nga speleologët e grupeve italiane të Puglia Grotte dhe Dauno. Ajo është një shpellë mbresëlënëse. Në tavanet e saj ka konkrecione kalciti me bukuri mahnitëse dhe, me përmasa të mëdha, ka stalaktite, stalagmite, kollona, ujvara, që janë perla të veçanta.si: Salla e Konkrecioneve, Sallën e Koridorit, Salla e “Rrëzimeve të mëdha”, Salla “Aldila”. Një pus me thellësi 35 m, plot baltë mbyll gjatësinë 1252m. Ajo ka vlera të pa imagjinueshme studimore, shkencore, kurative dhe turistike. Nga sondazhet arkeologjike është gjetur një material i mjaftueshëm me qeramikë. Nga arkeologët mendohet se shpella ka qenë një vendbanim i hershëm i periudhës së neolitit, por edhe më herët. Është gjetur dhe hi zjarri i hershëm, që kërkon studime të mëtejshme për këtë vendbanim interesant. Nga një studiues amerikan, i cili bashkëpunoi me arkeologun dhe studiuesin e rrallë, Moikom Zeqo po studiohet kampioni i hirit, marrë në këtë shpellë për të nxjerrë të dhëna si : fillimi i jetës njerëzore të ndezjes së zjarrit, kampion nga kultura e një mikrobi për shërimin e sëmundjes Lyma. Poshtë shpellës Pirogosh sipas banorëve të fshatit Radësh, vendi quhet Temnicë, Temicë, Kamemit, ku është gjetur edhe kolonë katrore, shenja gdhendje në gurë, rrathë me trekëndësha. Mund të ketë qenë një tempull i lashtë i kultit të diellit, se shenja “X”, tregon që e mbajnë këtë shenjë në veshje persona të rëndësishëm në mjedisin e tyre. Është një mister i magjishëm natyror, vendbanim prehistorik, ku duken gjurmët në gurë dhe shkëmbinj, punime me shenja interesante, si rrathë dhe trekëndësha me pika etj. Në një shkëmb të shkëputur nga faqet shkëmbore të shpellës dallohet qartë shenja “X”: me gjatësi 17 cm e thellësi 4 cm. Kjo të bën të mendosh se ky vendbanim është i harmonizuar me shpellën e Pirogoshit, pyllëzimin dhe një shoshë qiell, si një rreth në këtë thellinë fantastike e paparë (e kam provuar këtë ndjesi). Aty duket thellina e pashoqe e ujit që vjen në labirintet e Radëshit dhe Kalasë së Gradecit Qendër. Këto mund të jenë gjurmë të një besimi të hershëm prehistorik. Shenja “X” përfaqëson kultin e diellit. Rreth shpellës ka emërtime si, emrat, Shën Millë, Shpella e zezë, Guri me vrimë. Nën ish repartin ushtarak, i thonë edhe shpella e Selmanit, janë toponime, që përdoren edhe sot nga banorët e Radëshit dhe Gradecit. Mbi Shpellën e Pirogoshit është një vendbanim shpellor ku duken në hyrje rreth 4-5 m larg saj, objekte arkeologjike dhe kafkë etj. Por e pamundur të afrohesh. Kur u provua nga një person, ai përfundoi në humnerë. Shpella e Pirogoshit mbas viteve 90’ është kthyer nga disa persona në thesarkërkues duke dëmtuar pamjen e fillimit të saj (stalaktite dhe stalagmite), që është për të ardhur keq.

Pamje e brendëshme e shpellës së Pirogoshës
Çfarë do të thotë fjala Pirogosh?
Pirogoshi ndodhet në këtë shpat. Në një nga shkëmbenjtë e kanionit të thellë të Gradecit gjendet gropa e madhe e Pirogoshit me shpellën e saj të famshme. Legjenda thotë se nga bëmat e dy mbretërve, Piro dhe Goshi, mori emri Pirogosh, që vjen nga bashkimi i dy emrave, Piro, dhe Gosh. Rreth Pirogoshit janë kalatë me historinë e tyre, Gradec, Vëseshtë, Kala e Skraparit, Prishtës, Gorë e Potomit, në thellësi të jugut në fund të malit të Miçanit ndodhet Kalaja e Qeshibesit. Në latinishten e vjetër fjala “Piro” do të thotë zjarri i parë, shkëndija e parë. Lidhet me fjalën shkrep, përplasja e dy gurëve (stralli, gur zjarri) që të nxjerrin shkëndija, nxjerrin xixa thotë populli, ndez eshkën. Eshka është një lloj kërpudhe që rritet në trungjet e drurëve në madhësi të ndryshme. Duke e zier e tharë në copë të vogla shërben për të ndezur me uror zjarrin, çibukun me duhan të grirë ose cigaren). Nga zbulimet arkeologjike konstatohet se ndezja e zjarrit artificialisht është njohur që në Paleolitin e mesëm (100.000 – 10.0000 vjet p. K.). Në Skrapar ka shumë vendbanime shpellore si: Pirogosh, shpella e Tërrovës, Shpella e Arapit mbi fshatin Dardhë, Shpatanj, Thellina e Osumit ka disa shpella të shumta, si dhe shpella të tjera rreth Tomorit të pa zbuluara.
Zjarri në natyrë dhe zjarri në vatër u bënë simbol. Vatra është mbajtur si simbol i vetë familjes. Sipas traditës së vjetër, zjarri në vatër rrinte ndezur vazhdimisht, po të fikej quhej për keq, pra zjarri i parë, zjarri i shenjtë, të parët e zjarrit. Zjarri ndizej në lashtësi nga përplasja e dy gurëve ose fërkimi (stralli, gur zjarri e shekuj më vonë me masat hekuri) që të nxjerrin shkëndija, ndez zjarrin.
Termi Skraparium, në bazë të fonetikës, ka ardhur edhe nga fjala shkrep ose në latinisht scraparium vjen nga fjala scraper që do të thotë kruese, e cila lidhet me veglat prej guri stralli të neolitit a paleolitit. Të tilla vegla janë gjetur në stacionin prehistorik të Vlushës, që ndodhet afër me zonën e Pirogoshit. Emri Piro mund të lidhet edhe me zjarrin p.sh. piromani. Pirografi përdor një vegël metalike, me majë të skuqur, që ka të bëjë me mjeshtërinë e gdhendjes në dru, lëkurë etj. Piroteknikë është teknika e ndezjes, zjarr shpërthyes, dega e teknikës që merret me përgatitjen e lëndëve shpërthyese, si fishekzjarrë, përdorimi i squfurit në piroteknikë.

Kalaja e Skraparit dhe skica e saj
Kur përmendet emri Skrapar në burimet historike? Nga kronologjia ndër vite histori dhe harta apo burime të tjera del emri Skrapar. Të dhënat e hershme burimore thonë se ndërtimi i kalasë së Skraparit është bërë nga romakët, në shekullin II pas.K. Rruga e vjetër me kalldrëm nga Berati-Vokopol, Therepel – kala, në mesjetë rruga e karvanëve. Edhe sot duken gjurmët e kalldrëmit afër Kalasë Skraparit. Kurse poshtë saj ndodhet ura romake e Sharovës dhe lidhja e saj në rrugëkalimin e hershëm të krahut të djathtë të lumit Osum tek kalaja e Qeshibesit për në Frashër dhe Përmet siç përshkohet në këtë periudhë. Ndoshta këtu duhet ta ketë edhe zanafillën emërtimi Skrapar, apo edhe më herët akoma. Kalaja e Skraparit është përdorur edhe si qendër administrative nga romakët, më vonë bullgarët (968-1018, Bizanti (1018-1336). Kalaja e Skraparit përmendet nga Johan Kantakuzeni. Ajo lidhet me ngjarjet e vitit 1018, me rënien e mbretërisë bullgare dhe 1335-1336 në luftimet në pushtimin e qyteteve të sundimit bizantinë prej kryengritësve shqiptarë. Në këtë kohë u muar edhe kalaja e Skraparit, kalaja e Tomorit dhe Këlcyrës nga kryengritësit skraparas, që e mbajtën nga viti 1336-1405 dhe turqit deri në shek. XVII.[2] Kurse në defterët turke shkruhet në vitin 1431-1432 Iskrapar (Skrapar). Në vizitën që bëri Evlia Çelebiu në vitin 1670, Kalaja quhej edhe Qyteti i Skraparit ose qyteti i Ibrahim Pashës me 47 fshatra. Qyteti kishte Varoshin ara e madhe mbi Varishtin i thonë tek Sëhati (Sharova e sotme) me 100 shtëpi të mbuluara me tjegulla dhe fshatrat rreth saj: Manastir (Munushtir i sotëm), Islatine (Slatinjë), Velishte (Veleshnjë), Cirova (Cerova), Veryije, Verzesias (Vërzhezha) Çirenishte (Çerenishti), Kladjas ( Kalanjas) etj. Emri i kalasë me emrin Skrapar vërtetohet edhe nga gojëdhëna të fshatit Munushtir e Kala. Një sundimtar i hershëm quhej me emrin apo mbiemër “Skrapo” i kësaj kalaje, ka pagëzuar emrin e këtij vendi ”Kalaja e Skraparit”. Kur kalaja është sulmuar nga kundërshtarët, Skrapua është tërhequr duke dalë nga kështjella dhe larguar te përroi në drejtim të fshatit Slatinjë. Aty është kapur dhe është vrarë. Përroi edhe sot e kësaj dite mban emtin “Përroi i Skraparit” dhe kalaja “Kalaja e Skraparit”. Për kalanë ka edhe emërtime të tjera si Kalaja e Gjenevizit, Kalaja e Gjarpërit. Në një nga kodikët e Beratit, nr. 50, përmendet një i arrestuar nga turqit, sekretar pranë zotit Theodhori Muzakaj, i cili ka tri vjet në burgun e kalasë së Skraparit, të vitit 1411. Në këtë vit shkroi një psaltir për mësim të fëmijëve, porositur nga arkimandrit Maksi i Manastirit të Verzesias (Vërzhezha). Kjo tregon se kalaja është pushtuar pas vitit 1405. Në hartat e vjetra Skrapari përmendet me emrin Skraparium. Në defterët turke shkruhet në vitin 1431-1432, 1441, 1506-1507, Iskrapar (Skrapar); kurse oficeri madhor i perandorisë osmane Reis Pir më 1553, në një hartë vendos kështjellat e Gjirokastrës dhe Skraparit.

Kalaja e Skraparit (zbuluar 1987-1991)
Toponimia për emërtimin Skrapar është e njohur nga banorët e zonës. Por ajo që është më e rëndësishme, duke parë edhe toponimet në fshatrat e tjerë në luginën e Osumit dhe të Tomorricës si: në fshatin Qafë ka një emërtim “Shkëmbi i Skraparit”, “Ara Skrapare”, “Pylli i Skraparit”, aty pranë është një vendbanim i hershëm i fshatit Gjergjovë, që quhet Pagane, (Pagan – e, do të thotë adhurimi në disa hyjni ose perëndi), këto emërtime janë në një zonë të përbashkët, shkëmbi është i bardhë me gurë gëlqeror, ose, në fshatin Potom është një arë që quhet Bardhonjë, Bardhore (i bardhë) ose Guri i Zjarrit i thonë banorët e fshatit Vlushë në territorin e saj, një masiv shkëmbi i tillë me gurë stralli përballë fshatit Vlushë (që është një vendbanim prehistorik mezolitik. Nga ky gur i zjarrit mundet të jenë përgatitur veglat e punës prej stralli 8.000 vjet para Krishtit. Janë përdorur nga ky gur edhe për të bërë gurët e mullirit, në Vlushë apo edhe të fshatrave përreth.
Në fshatin Kala, ku është kështjella (banori i fundit u largua në vitin 1989 kur bëhej zbulimi i kalasë) rreth saj ka toponimi: përroi i Skraparit, Kalaja e Skraparit. Gjithashtu në zonën e Tomorricës të malit të Tomorit, në fshatin. Shpatanj: ka emërtime mali Skrapar, Bregu i Skraparit. në shpatin e malit Tomorr të pjesës së lindjes.

Monumenti i rrallë në Tërrovë, Tomorricë
Këto emërtime të çojnë në argumentimin së pari: shkrap – shkrep = gurë ndezës (kur përdorim masatin me gurë të tillë me eshkë,…. ose gur me gurë), gurë zjarri, pra jep kuptimin ndez, jep shkëndi, xixë, ndritë, vetëtimë ose vend i rrahur nga vetëtimat ose shkreptëtimat (kjo është e vërtetë, se vetëtimat ndeshen shumë në malin e Tomorrit, Koshnicë, Çukë e Frëngut, Mali i Miçanit, Qarrishta e Sevranit), Nga këto vetëtima të shpeshta populli thotë: Vetëtiu, shkreptiu, që janë ndeshur në shekuj, banorët e kanë quajtur në fillim Shkrepuri e më pas është evoluar Skrapar. Varianti tjetër argumentues është skarpat – shkëmb – shkrepa, që do të thotë malësi, vend malor, vend i thyer me male e kodra, lugina, qafa.
Skrapari është një emërtim i pastër autokton ilir, parailir me popullsinë e saj të hershme skraparas. Muharrem Abazi, në librin e tij (Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip) emërtimin Skrapar në gjuhën pellazge e eformon duke zbërthyer me këto fjalë përbërës në: Sk-ra-par, në dy variante. Fjala e parë pellazge “sk” ka kuptimin nuk, mos, jo, në shqip. Fjala pellazge “ra” ka kuptimin shkoj (kam ra, në gegërisht; fjala “par” ka dy kuptime: si ndajfolje, përpara, më parë, por dhe si mbiemër, i pari). Mbështetur në kuptimin e këtyre fjalëve, kuptimi i këtij emërtimi mund të jetë: S’kam shkuar më parë, ose nuk shkohet përpara. Të dy këta kuptime nuk dalin shumë të qartë, por kuptimi i dytë, “Nuk shkohet përpara” ka një shpjegim: nëse je duke ndjekur luginën e Osumit, për të shkuar drejt jugut, e ke shumë të vështirë të vazhdosh përpara, pasi lugina e Osumit mbyllet në rrëzë të malit të Miçanit, Kreshovës dhe në perëndim Qarrishta e Sevranit. Kurse për të ndjekur drejtimin e Përmetit apo Korçës dhe Kolonjës, duhet të ngjitesh përmes një terreni mjaft të vështirë. Mos vallë ky emërtim ka qenë si një paralajmërim për vështirësinë e lëvizjes për në drejtim të jugut, lindjes apo perëndimit? Fjala Skrapar mund të ketë edhe një përbërje tjetër: sk-ra-par. Po qe se mund të ketë qenë ky ndërtimi fillestar: sk/nuk; ra/shkoj; pa/parë; ar/arë, kuptimi i emërtimit do të delte: “S’kam shkuar të shoh për arë”, ose “Mos shko të shohësh për arë”. Një kuptim i tillë mund të lidhet me mungesën e tokës së arës në territorin e Skraparit, si vend i thyer dhe pak tokë arë. Më shumë gjasa do të jetë që lidhet me terrenin e mbyllur të pjesës jugore të Skraparit.

Muri rrethues i Kalasë së Prishtës
Përfundimi: Nga sa thamë më sipër, nëpërmjet zbulimeve dhe gjurmimeve arkeologjike, toponimisë historike dhe mitologjia e malit Tomor, si mal besimi më i vjetër është bërë pelegrinazhi më i vjetër në Evropë, tregon se ka një domethënieje:
Së pari: Skrapar disa thonë se vjen edhe nga nocioni gjeografik, por edhe shpirtëror qysh nga pellazgjia, vend i shenjtë, vend në krye të vendit, pra Skrapar në krye, ka Tomorrin, hijeshi, simbol i simboleve në krye, rrinë perënditë në Tomorr, mal mitik i Dodonës. Ka teza e hipoteza, por ka ardhur koha të ndalemi në këtë pikë Dodona mëmë dhe Dodona bijë sipas lëvizjeve të popullatës, atje ku vendoseshin, kanë ndërtuar tempullin e tyre bijë.
Së dyti: bubullimat dhe vetëtimat në malet e Skraparit popullsia i quante shkreptima, shkreptinte, u formua emërtimi “Shkrepuri” dhe me evoluimin e gjatë shekullor u krijua emërtimi Skrapar.
Së treti: shkëmb, shkëmbinjtë, shkëmbor pra vend malor, sepse në Skrapar, po ta shikosh në syrin gjeografik territori malor zë sipërfaqe të madhe; luginë thjeshtë lumore e kanione të Osumit, lugina e Tomoricës që ndryshon menjëherë në ngritje lartësie, shpatesh, kodrinore-malore. Skrapari është më i thyer se sa çdo rreth tjetër në Shqipëri. Edhe fjalori i gjuhës shqipe jep qartë emërtimet: shkëmbishtë, shkëmbor, shkëndijë, vetëtimë, xixë, rrufe.

Ura e Kasabashit Shek. VII.
Shkëmbisht/ë- A, vend me shkëmbinj, vend shkëmbor, vend me gurë.
Shkëmbor –E, që është plot me shkëmbinj, breg shkëmbore. Grykë shkëmbore. Shpat shkëmbor. Vend shkëmbor. Që është i natyrës së shkëmbit,, që është prej shkëmbi. Male shkëmborë. Kodër shkëmbor. Shpat shkëmbor.
Shkëndijë/Ë-A-AT, thërrmijëz e zjarrtë që shkëputet nga gurë zjarri, për të ndezur eshkën (e përgatitur nga banorët duhanpirës, ka një teknologji të veçantë popullor. Së pari është mbledhja e eshkës (kërpudhë e madhe e ngjeshur si kulaç në madhësi të ndryshme, në pyllin e lisave, copëtimi, zierja me hi dhe ujë, tharja dhe shkrifërimi i saj deri sa del eshka e pastër me një erë karakteristike të veçantë)) Duke e vënë eshkën e përgatitur në gur zjarrmi dhe me duke i rënë me lëshon shkëndijë dhe ndizet eshka. Me shkëndi, ndez zjarrin. Shkëndit-A- UR. Nxjerr shkëndija, ndrit, shkëlqen, shkrep, shkreptin.
Vetëtim/Ë-A –AT, dritë e fortë me shpejtësi nga shkarkimet elektrike në atmosferë, shkreptimë, Shkrepi vetëtima.
Xix/Ë-A-AT, thërrmijëz e zjarrtë dhe ndritshme, gur zjarri lëshon xixa.
Rrufe-Ja-TË, shkarkim elektrik në kohë shtrëngatash midis dy reve ose një reje dhe tokës shkrepëtimat e rrufeve.
Me këto argumente me disa mendime të ndryshme që dhamë në materialin e mësipërm del edhe emërtimi Skrapar.
Si duhet të shkruajmë për banorët e Skraparit (drejtshkrimi)?
I goditur është emërtimi skraparas ose skrapariot dhe jo skraparllinj (turqizëm), që po përdoret tani në drejtshkrimin dhe publicistikën e përditshme është më i argumentuar dhe autokton, janë shprehur herët personalitete të Skraparit (Pasho Hysi,Qemal Nishica, Zyhdi Vëndresha etj., në gazetën e kohës Bashkimi kombëtar, 1937 “Skrapari lutet për rrugë”, ku thuhet se qeveria do të marrë parasysh “lutjen e skraparasve” është shkrimi në gazetën Bashkimi kombëtar, 1937. Studiuesit e ndryshëm vënë theksin në përdorimin e fjalës skraparas dhe jo skraparllinj (turqizëm), që përdoret shpesh rëndom në popull. Më i goditur është emërtimi skraparas, skrapariot e jep shkrimtari dhe studiuesi i njohur Dhimitër Shuteriqi, në shkrimet e tij historike. Me këto argumente me disa mendime të ndryshme del edhe emërtimi Skrapar. E dua Skraparin është vendlindja ime me popullin e saj të mrekullueshëm.




















