Engjëll Musai*/Profesioni i Kriptomilitantit

334
Sigal

*Drejtor i Gazetës “Telegraf”

 Duke diskutuar me Profesorin dhe politikanin e nderuar të së majtës shqiptare, për situatën më të fundit, të socialistëve, në prag të zgjedhjeve të 23 Qershorit, ai më kujtoi një shprehje të kasapit të Luftës Dytë Botërore, Adolf  Hitler. “Sigurisht, – më tha Profesori i nderuar, – krahasimi me Hitlerin përveçse ishte i majtë, nuk ka asgjë tjetër të përbashkët me të majtën shqiptare”. Dhe më tej, ai vazhdon: “Kur e pyetën Hitlerin, se cilin ke urryer më shumë në jetën tende, ai u përgjigj: “Ata që më kanë përkrahur për të pushtuar vendin e tyre”. Dhe Edi Rama, ka ofruar sot, rreth PS-së, ata që kanë shitur interesat e të majtës, apo kanë lyer shkopinjtë dhe duart e tyre, me gjakun e socialistëve. Rama duket se ka vendosur të rimëkëmbë Partinë Socialiste, pikërisht, me kontingjentin e dikurshëm të kundërshtarëve, të cilët në vitin 2005 e gjunjëzuan të majtën. Megjithatë, këta pehlivanë një ditë, do e shesin  edhe Ramën, pasi shpirti i tyre nuk mund të jetojë përveçse, me gjakun e turbulluar të këtij realiteti të molepsur. Bëhet fjalë për ofrimin dhe gradimin e atyre, që me vullnetin e plotë dhe me veprimet e tyre, bënë të mundur largimin e Partisë Socialiste, nga pushteti, në vitin 2005, në këmbim të joshjes nga  pushteti lokal. Ata iu bashkuan të majtës, pasi nuk morën poste nga e djathta, apo kishin interesa tek Bashkia e Tiranës, për lejet e ndërtimit. Le t’i marrim me radhë, një për një, deputetët aktualë, të PS-së dhe do na dalë, që 50%  e tyre, jo vetëm nuk e duan  të majtën, por ata kanë qenë njerëzit, të cilët kanë zbatuar nenin famëkeq, 24/1 të largimeve masive të socialistëve, nga puna, në vitet 1992-1997. Po këta njerëz kanë nxjerrë tanket në rrugët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, për të shtypur me gjak dhe terror  revoltat popullore, të fajdeve në vitin 1997. E pra, këta sot, kanë uzurpuar të majtën dhe e kanë katandisur këtë forcë, në një çetë që i ngjan asaj të Ballit Kombëtar . Qëllimi i tyre është përfitimi, duke harxhuar miliona, brenda dhe jashtë vendit, nga ato që përfituan për mbështetjen që i bënë Kryetarit  ndërkohë, që mijëra socialistë enden rrugëve, pa punë dhe për bukën e gojës. Një tjetër kategori, që po ofrohet në  Partinë  Socialiste është ajo, e cila në 2005-n, u investua moralisht, mediatikisht dhe financiarisht, për të nxjerrë në opozitë të majtën. Po të shikojmë protestat që bëheshin kundër qeverisë Nano, tek Ministria e Brendshme, selia e partisë, apo në bulevard,  do të shohim, se në krye të tyre, qëndronin të gjithë bashibozukët që sot kanë gjetur strehë në Partinë Socialiste. Aty ishin gazetarët, deputetët, apo pronarët e ardhshëm, burrat e grave dhe gratë e burrave, të mbështetur fuqimisht nga Erioni dhe  “G’99”-t e “Mjaft”-it”. E pra, një pjesë e mirë u bashkuan me Berishën dhe një pjesë me Ramën, me qëllimin e përbashkët për të rrëzuar dhe për të mbajtur në opozitë Partinë Socialiste. Akrobacitë e këtyre njerëzve, në këto ditë po tregojnë se në Shqipëri mungon shtypi i lirë dhe i pavarur, fakt ky, i bërë prezent edhe nga ndërkombëtarët.  Nesër, me të drejtë të ftuarit e paneleve,  politikanë, apo ekspertë do të thonë që, “ne shkuam në një media për të shpalosur programin,  apo filozofinë tonë, por përballë paskemi pasur një militant të fshehur”.