Suplementi Pena Shqiptare/ Armenida Qyqja: Çarçafët…

8
Sigal

I kam mbyllur grilat, siç bëj çdo natë!
Hënë e yje, në shtrat të mos hyjnë,
akull të rinj çarçafët, në gjysmën tënde.
Në gjysmën time, vetmia i ka grirë…

Jam përleshur çdo natë me të,
por ta kaloj kufirin, s’e kam lënë.
Me ka grirë, më ka bluar dhe mua,
po ta dish, kurrë s’i jam dorëzuar…