Suplementi Pena Shqiptare/ Alma Zenellari: Frymëzim

28
Sigal

Në ç’trill e ngjyen penën tënde,
në ç’botë misteresh, fantazish
në shilars vargjesh ndjej lëkundje
shpërthime magmash dashurish.
Me penën tënde jam pikturuar,
mirazh, mister, unë muza jote,
një ëngjëlldjall që s’fle, rri zgjuar,
një Mona Lizë që s’hesht në mote.
Unë s’jam prej ajrit as prej erës,
nga botë e yjeve nuk vij as ngjaj
unë jam burim që lind prej tokës,
si magmë shpërthej nga barku i saj.
Unë jam nga tokë e përvëluar
nga dhe i ngjeshur dhe i fortë
aty ku erërat shkumëzojnë
dhe ëngjëjt nuk e zbusin dot…

MALL GRUAJE

malli …,
ma rrëzoi dhe pikën e fundit të lotit
u shemb me forcë brenda meje
gjëmoi ai, klithi rrebel para Zotit,
kthyer pelin gjakut tim ndër deje.

malli m’i lodhi gjymtyrët, zemrën,
duke të kërkuar më kot, pa shpresë,
demon i heshtjes tënde, brenda meje vrau femrën,
femrën e dashuruar, që pa ty vdes!

malli, malli, malli,
malli që zhurit shpirtin
dhe djeg për së gjalli…