Gjatë një ndalese spontane në Çidhën, drejtuesi politik i PD për qarkun e Dibrës,Xhelal Mziu zhvilloi një takim me banorët e zonës ku u diskutuan hapur shqetësimet e mëdha që rëndojnë mbi këtë krahinë dibrane. Ndër to, largimi masiv i të rinjve, braktisja e tokës, ndihma ekonomike minimale, pensionet e ulëta dhe mungesa e investimeve në turizëm ishin në qendër të bisedës.
Mziu theksoi se figura të ndershme si Shkëlqim Cani dhe Lavdrim Krrashi janë përjashtuar nga PS për shkak të integritetit të tyre.
Ai kritikoi ashpër faktin që Dibra nuk përfaqësohet në listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet në Tiranë, ndonëse komuniteti dibran është një nga më të mëdhenjtë në vend. Mziu u bëri thirrje të gjithë dibranëve, brenda dhe jashtë vendit, të votojnë kundër Rilindjes dhe në mbështetje të Partisë Demokratike.
Xhelal Mziu:
Një takim dhe një kafe me burrat e Çidhnës,
Një krahinë fisnike, djep i mençurisë dhe urtësisë Dibrane.
Gjatë kthimit nga Lura, ndalimi në Çidhën për një kafe të paparashikuar ishte i pashmangshëm.
Teksa bisedonim me burrat e zonës, problemet dolën vetë në pah. Ja disa prej tyre:
Largimi i të rinjve është plaga më e madhe. Të moshuarit kanë mbetur të vetëm në shtëpi.
Braktisja e tokës është pasojë e mungesës së mbështetjes nga shteti dhe humbjes së interesit për bujqësinë.
Ndihma ekonomike për familjet në nevojë është minimale, vetëm 4–6 mijë lekë të vjetra – një lëmoshë.
Pensionet, sidomos ato të kooperativës, me 7–9 mijë lekë të reja, janë të turpshme.
Punësimi në zonë është thuajse inekzistent.
Turizmi, megjithëse zona ka potenciale si Kanioni i Setës dhe Shpella e Saponikës, është injoruar. Mungojnë investimet dhe rrugët.
Çidhna ka nxjerrë figura të shquara që kanë përfaqësuar denjësisht Dibrën në Kuvend dhe Qeveri:
#️ShkëlqimCani, një nga figurat më të ndritura të Partisë Socialiste, u largua nga politika sepse refuzoi të korruptohej. Edi Rama nuk e ka përfshirë më këtë “aset” të çmuar për financat.
#LavdrimKrrashi, deputet në mandatin e kaluar, ishte një zë i fuqishëm i së vërtetës, por nuk u përsërit në listë sepse nuk iu bind Edi Ramës.
Sot, në listën e PS për Tiranën:
Nuk gjendet asnjë emër Dibran, as në listën e mbyllur dhe as në atë të hapur.
Edi Rama e ka lënë Dibrën të papërfaqësuar, ndonëse komuniteti Dibran është ndër më të mëdhenjtë pas Tiranës, me mbi 250 mijë banorë.
Çdo qytetarë Dibranë në Dibër apo jashtë Dibrës, në Shqipëri apo në Diaspor, duhet të votoj Kundër Rilindjes e Ramës dhe të Votoj Pro PD dhe Atdheut.