Xhaferri: Legalizimet në zonat informale pas 11 Majit nuk do jenë më në mëshirë të Manualit të Bandës 5D!

60
Sigal

Nga Besart Xhaferri/

Sot në takimin me 🔵 demokratët dhe qytetarët e 📍 Degës 8 në Tiranë, pritëm Kryetarin e Partisë Demokratike, Profesor Doktor Sali Berisha 🏛️. Kryefjalë e bashkëbisedimit tonë ishin problemet e këtyre banorëve të ndershëm, që kanë ndërtuar një prej komuniteteve më vitale të Tiranës 🏡, të përbërë nga banorë të ardhur nga të gjitha trevat 🇦🇱.

✅ U zotova përpara këtyre banorëve se këto shtëpi të bukura që ata kanë ndërtuar, që në themele kanë djersë 💦, gjak 🩸 dhe sakrificë 💪, do të legalizohen të gjitha pas 11 Majit. Askush nuk do t’ua rrëmbejë më pronën 🏠, siç bëri Banda 5D ⚖️.

Në takim me ne ishte edhe Belind Këlliçi 🗣️, i cili në emër të banorëve të 5 Majit, Nënë Lizës, Gjinit e Ndues, e çoi Bandën 5D aty ku e meritonte 🔒, në qeli, së bashku me kreun e saj Erion Veliaj.

🏆 Ky takim ishte një garanci e madhe se fitorja më 11 Maj është e pandalshme! 🚀 5 Maji do të jetë një zonë që do të ketë vëmendjen tonë për investime në infrastrukturë 🚧.