Sulmi ndaj “CFO Pharma”, reagon biznesmeni Nadir Çausholli: Mos i vrisni njerëzit për herë të dytë!

36
Sigal

Biznesmeni Nadir Çausholli ka reaguar mbi sulmin me armë që ndodhi ndaj biznesit të tij, por dhe mbi sulmet dhe akuzat në media.“CFO Pharma” u sulmua me breshëri kallashnikovi, por sipas Çushollit, mirë plumbat, por nuk po e lënë rehat edhe portalet. Prej disa ditësh ai është sulmuar prej tyre dhe biznesmeni ka bërë një postim të gjatë në faqen e tij në Facebook.

Postimi i plotë: Mos i vrisni njerëzit për herë të dytë!

Realisht ashtu siç e keni dëgjuar kompania CFO Pharma është qëlluar me armë nga persona që aktualisht nuk dihet kush janë. Policia po punon gjithashtu dhe unë bashkë me ta.

Nuk mjaftojnë plumbat fizik që u zbrazën te kompania ime, por duhet të shof dhe të dëgjoj çdo vjellje vreri gazetaresh të disa mediave online, ku disa janë për efekt të reklamave që nuk i bëj te ata dhe disa të tjera që e bëjnë për shikueshmëri.

Shpikin fillimisht që unë paskam aksioner persona qe nuk ekzistojnë. Pastaj shpikin që kam dhënë apo marrë fajde. Me vjen keq në çfarë realiteti jetojmë. Duan të bëjnë mashtrimin lajm vetëm që të ndiqen.

Do doja tu bëja një paralelizëm: Ne rast se unë postoj që kam dëgjuar që x gazetar mashkull shkon me një gazetar tjetër mashkull, postimi im do bëhej lajmi kryesor në media dhe të gjithë ju do mendonit përderisa ky e poston ka diçka të vërtetë për këto gazetarët. Në të vërtë unë që do shpikja lajmin e pavërtetë do fitoja lekë dhe shikueshmëri, por do njollosja padrejtësisht figurën e njerëzve që s’kanë lidhje. Ata mund të më ofronin dhe lekë që unë të hiqja lajmin.

Realiteti që unë arrij të lexoj ma besoni është shumë i shëmtuar pasi di shume gjëra që njerëzit e thjeshtë dhe normal nuk i kuptojnë dhe nuk i besojnë që ndodhin, që nga presioni i gjobave të alabakëve dhe kriminelëve po ashtu dhe i disa mediave online apo individëve pa indentitet dhe qe e justifikojne ekzistencën duke shpikur.

Do doja shumë të gjithë të ndihmojnë qe mos të ekzistojnë lajme të pabazuara sepse i vrisni njerëzit për së gjalli.

Ma besoni te bësh biznes në vendin tone duhet fillimisht të përgatitesh për koston e gjobëvënies të disa mediave. Nuk ndodh në bote kjo!

Unë jetoj në Tirane dhe jeta më ka përballur me shumë njerëz, për të cilët pavarësisht këtyre lajmeve, besoj se gezojnë shume respekt dhe nuk influencohen fare. Lërini njerëzit e qetë në hallet e veta, kur nuk i ndihmoni dot.

Mos justifikoni paaftesinë tuaj për të bërë diçka reale duke vjellë vrer, por gjeni një pune tjetër se Shqipëria nuk ka nevojë për 1000 portale dhe 100 televizione.

Realisht nuk i kam fare frikë plumbat realë, që ndoshta dhe mund të jem i kërcënuar për jetën, versus këtyre llafeve të shëmtuara dhe formës të të bërurit lajm.

Te gjithë ju para se te shani të tjerët dilni para pasqyrës dhe shifeni pak atë që keni përballë a është aq i kulluar që të merret me tjetrin. Nuk dua ta komentoj këtë pjese sepse do bëhem si shumë nga ju.

Tani mund te vazhdoni duke më share që jam kriminel, drogaxhi, kontrobandist, kontrovers dhe çdo lloj llafi tjetër që mund ta vidhni nga fjalori i dikujt tjetër.