Shiste naftë kontrabandë që e siguronte nga Maqedonia, pranga 54-vjeçarit

492
Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”, ndërsa në pranga ka rënë një 54-vjeçar. Burime zyrtare nga policia pohuan se Ilir Kosturi, banues në Pogradec u arrestua në vijim të ngjarjes datës 6 prill, në të cilën u arrestuan në flagrancë 8 persona të tjerë që kontrabandonin naftë nga Maqedonia dhe më pas e shisnin në Pogradec në mënyrë të paligjshme.

Nga ana e strukturave të lartpërmendura ky procedim është ndjekur duke përdorur metoda speciale të hetimit, filmimit dhe vëzhgimit, të cilat janë autorizuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke shitur një sasi prej 520 litra naftë, sasi e dyshuar si kontrabandë e cila së bashku me një sasi lekësh dhe një aparat celular iu bllokua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga nenet 172, 178, 179 të Kodit Penal.
Sigal