Rama i ka zhytur në varfëri prandaj reaguan mbrëmë me zemërim pensionistet, në 12 vite rritja vetëm 35%!Kryeministri mbrëmë u “rrëzua” në ring përballë pensionisteve.
Kishte një revolt, për braktisjen dhe zhytjen në varfëri të 790 mijë pensionistëve shqiptarë.
Pensionistët flasin shqip, e marrin pensionin në lekë, paguajnë në lekë ushqimet, ilaçet dhe faturat i paguajnë në lekë, kurse Rama i bën llogaritë në euro për shkak të mbivlerësimit të lekut dhe se eurot ruhen në bankat offshore.
Në mënyrë të qëllimshme, por tërësisht jokorrekte, Qeveria përdorë dy norma të ndryshme të kurseve të këmbimit.(për 2013 dhe 2024).Kush është e vërteta!Në kohën e PD për 2005 – 2013, pensionet u dyfishuan në 8 vite, ku pensionet urbane ishin 140 mijë lekë, apo 140 euro me kursin e sotëm të këmbimit.
Në këtë vit u rritën vetëm 4.1% dhe filloj në tetor (pra me bazë vjetore u rritën vetëm 1%).
Pensionet mesatare urbane sot janë jo më të larta se 190 mijë lekë të vjetra, nga 140 mijë që ishin 11 vite më parë.
Në këto 3 mandate, pensionet urbane janë rritur me pak se 35 %, ndërkohë që çmimet e ushqimeve janë rritur me 2-3 herë në varësi të llojit të produkteve.
Pensionistët, janë në situat kritike, ndaj qeveria qendrore e vendore e ksnë kthyer në kryelajm me propagandë fasad, ato rrisin PPP me miliarda euro, pensionet me qindarka.Lufta ndaj varfërisë nuk fitohet me propagandë e batuta, por me fakte.Ka vetëm një zgjidhje sot për t’i thënë stop braktisjes, stop mjerimit, stop varfërisë, dhe zgjidhja është propozimi i PD për vendosjen e minimumit jetik.
Mundësitë financiare janë, mjafton të hiqet dore nga lukset e shfrenuara qeveritare, nga tenderimet prej qindra milionë euro të paracaktuara, pa garë, mos financimin e koncesioneve e PPP korruptive dhe gllabërimit të financave dhe pronës shtetërore.




















