Bashkim Koçi: Met Hasa – Sikur të mos ishte vrarë!

106
Sigal

Është thjesht një fantazi, një dëshirë-ëndërr dhe krejt e pamundur të ndodhte kjo mrekulli. Pionieri buzëqumësht Met Hasa ra në luftë me pushtuesin nazistë këtu e 80 vjet më parë. Pra ai nuk është më.

Met Hasa ish 12-13 vjeç kur mori pjesë si partizan në Batalionin  e III Partizan të Grupit të Pezës (1943) dhe më vonë në Batalioni i IV të Bigadadës së XXII Sulmuese e ku do të binte heroikisht dëshmor në Qafa e Peshkves më 4 Nëntor të vitit 1944. Atje larg e lart, në pyjet e Pukës.

NOA

Atje mbeti, por si asnjëherë tjetër  të kish ndodhur që Metin e gogël, njomëzakun nga fshati Kërçukje i Ndroqit, ta përcillte me breshëri armësh vet vrasësi, ai që do të mbetej pa mend përpara atij gjesti heroik të një fëmije vetëm 14 vjeç. Ishte një çudi, ndoshta e padëgjuar edhe në Glob.

Po! Met Hasa dha jetën në atë të hyrë të nëntorit, vetëm 25 ditë përpara se të dëgjoheshin URRA-të që dhanë lajmin se Shqipëria u çlirua përfundimisht nga bisha naziste.
Po ne, në këtë prag të festimit të 80 vjetorit të Çlirimit, pyesim: Ç’do të kishte ndodhur sikur Met Hasa të mos ishte vrarë? Meti sot do të ishte 94 vjeç, një gjysh i moçëm, me djem e vajza, me nipër e mbesa, me stërnipër e stërmbesa. Ai do të ishte edhe veteran i LANÇ. Kur themi veteran përfytyrojmë që ai në këtë 80 vjetor do të ishte një pjesëmarrës aktiv në të gjitha festimet që përkujtuam ngjarjet e LANÇ, madje edhe 80 vjetorin e Brigadës së XXII Sulmuese ku Meti ishte partizan i saj. Por Met Hasa këtë vit jubilar të Çlirimit do të ishte edhe bashkëbiseduesi më i kërkuar nga të rinj e të reja, nga pasardhës veterani, nga nxënës shkollash  për të treguar histori nga Lufta, nga ato të heroizmit partizan, apo për ata që mbetën në fushën e betejës, e sot janë dëshmorë të Atdheut.  Pra Met Hasën do ta kishim mes nesh, me gjoksin plot dekorata, madje pse jo edhe në ndonjë pozicion drejtimi të Organizatës tonë të lavdishme, ashtu si Hysen Goci i Krujës, si Qemal Bego në Tiranë, si Prof. Hulusi Hako në krye të Organizatës të VP të LANÇ, si veprimtarët e shquar Prof. Ismet Elezi, Niazi Jaho,  Luan Omari, Minever Shuteriqi, Ksanthipi Bufi, si veteranët Naxhi Zhupa e Abaz Hoxha, të cilët shkruajtën e shkruajnë pa fund për heroizmat e partizanëve në LANÇ . Po, po, Met Hasa do të ishte me siguri një veteran që do të ishte nderi i këtij 80 vjetori të Çlirimit. E madje mund të ishte edhe mes nxënësve të asaj shkolle në Porto Romano në Durrës, të cilët mund ta dëgjonin sy e vesh, veç të tjerave edhe nipat a mbesat partizanësh, i cila sot mban emrin e tij, Met Hasa.

Vitet e jetës për njeriun mbeten të çmuara vetëm për çfarë ato lënë pas. Vitet, vetëm 14, për Met Hasën, lanë atë që do ta ëndërronim të gjithë, atë që të gëzonte titullit më të lartë, “ Hero i Popullit”.

Met Hasa “ Hero i Popullit”