Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të ndërkombëtarëve për djegien e karrige para selisë së kuvendit nga deputetët e opozitës.
Ai ka postuar në një mesazh në facebook foto nga protestat që zhvillohen në vende të ndryshme të botës e ku duket qartë forma e protestës.
“Ja sa ashpër protestojnë në Evropë dhe SHBA”. “Dhe demokracia e tyre funksionon dhe protesta zgjidh problemet e mëdha”, shkruan Vasili.
Mesazhi:
Ja sa ashpër protestojnë në Evropë dhe SHBA.
Dhe demokracia e tyre funksionon dhe protesta zgjidh problemet e mëdha.
Ndërsa në Shqipëri përfaqësuesit e këtyre vendeve predikojnë krejt të kundërtën e këtij standardi reagimi.
Nuk e shohin vallë state capture në Shqipëri?
Nuk e shohin vallë narkoshtetin në Shqipëri?
Nuk e shohin vallë narkodrejtësinë?
Çfarë ua tronditi arsyen?
Pse harruan se si jetojnë e reagojnë në vendet e tyre?



















