Nga selia e PD-se – Basha: Protesta nis nesër në 12:00, qytetarët vendosin kur do mbarojë

534
Në një prononcim publik për protestën e të shtunës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti edhe njëherë se ajo do të jetë paqësore dhe “një festë e demokracisë” siç e quajti ai. Sa i përket afatit për mbylljen e protestës, Basha apeloi policinë e shtetit të mos provokojë protestuesit.

“Policia i ka marrë mesazhet. Po ia përsëris edhe sot, të mos bie pre e asnjë manipulimi politik, të mos provokojë, përndryshe do të përballet me pasojat e sjelljes provokative. Por jam i bindur se e nesërmja do të jetë një festë gjigante demokracie, shprehja më e drejtpërdrejtë e vullnetit të qytetarëve për t’i dhënë fund të keqes, për të marrë sëbashku një vendim të madh nesër për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që do ta marrim së bashku aty, të gjithë sëbashku, të gjithë qytetarët” u shpreh Basha, që ftoi të gjithë qytetarët të dalin në protestë edhe me familjet e tyre. Ne lejen qe ka dhene per protesten, policia ka saktesuar se ajo do te zgjase vetem 4 ore, duke shenuar fundin e saj ne oren 16;00.
Sigal