Policia e Elbasanit ka arrestuar në
flagrancë një 28-vjeçar, të cilit iu gjetën drogë dhe armë. Në panga ka rënë
Ernest Duka, banues në fshatin Dardhë, Librazhd
Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi
gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në
cilësinë e provës materiale:
700 gr lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit
‘’Cannabis Sattiva’’
Tetë copë fishekë, model 56, kalibër 7,62 mm
Dy aparatë telefoni të markave të ndryshme
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan
për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe Shitja e
Narkotikëve” dhe ‘’Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe e
municionit’’