Lushnjë/ Kapet 21-vjeçari me doza heroine dhe kanabis

495
Sigal

Policia e Lushnjës ka
sekuestruar 13 doza heroinë dhe 25 doza kanabis sativa, ndërsa po punon për
kapjen e një personi i cili dyshohet se është personi që kishte drogën.

Shtetasi T.A 21 vjeç,
duke drejtuar automjetin tip Benz ne targa Pn 906 PHT, nuk i është bindur
punonjësve të policisë së Komisariatit Lushnjë për të ndaluar por është larguar
me shpejtësi.

“Pasi është ndjekur
nga punonjësit e policisë, ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap në
brëndësi të fshatit Kashtëbardhë. Nga kontrolli i ushtruar në automjet, j’u
gjetën 19 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Gjithashtu, nga
kontrolli i banesës së këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan 13 doza lëndë
narkotike e dyshuar Heroinë dhe 6 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis
Sattiva. U sekuestrua dhe automjeti me të cilën udhëtonte pasi nga verifikimet
e kryera dyshohet i trafikuar”, – lexohet në një komunikatë të policisë.

Sekuestrohen:

·        
13 doza lëndë
narkotike Heroinë

·        
25 doza lëndë
narkotike Cannabis Sattiva

·        
Automjeti tip Benz me
targa Pn 906 PHT

·        
2 telefona celularë.

Materialet i kaluan
Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi
dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Trafikimi i mjeteve motorrike” dhe “Mosbindje
e urdhërit të punonjësit te policisë”.