Furnizonte me drogë verilindjen e Britanisë, 4 vite burg për shqiptarin

456
Sigal

Një shqiptar që merrej me trafik droge e që furnizonte
pjesën verilindore të Britanisë është dënuar dje me 4 vite e 6 muaj burg.

Në vitin 2013, policia britanike
godit një grup të krimit të organizuar që furnizonte me drogë rajonin.

Një prej anëtarëve të bandës ishte
edhe 35-vjeçari Astrit Malo (foto), i cili mundi të arratisej nga vendi për t’u
rikthyer dy vite më vonë në Mbretërinë e Bashkuar, edhe u arrestuar.

Malo ishte përfshirë edhe më herët
si korrier droge në Midlands. Ai u dënua të enjten me 4 vite e gjysmë burg nga
Gjykata në Newcastle.

“Malo ka luajtur një rol
themelor në grupin e krimit të organizuar dhe ishte përgjegjës për furnizimin
me drogë në verilindje”,
 tha
inspektori i policisë, Paul Waugh, i cili udhëhoqi hetimet.

“Pavarësisht se ai u largua nga
vendi, ne vazhdimisht e kemi mbajtur nën vëzhgim dhe ai pagoi çmimin për
përfshirjen e tij në trafik kur u kthye në vend”,
 shtoi ai