PD, Alibeaj: Rama dhunon protestuesit kundër plehrave, mbron trafikantët e drogës

457
Sigal

Deklaratë
e kreut të departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj

Për
dy lekë më shumë në xhepat e vet, Edi Rama është gati të bëjë gjithçka, të
fyej, shantazhojë dhe të dhunojë qytetarët e tij.

Rast
flagrant është dhuna policore e ushtruar sot ndaj banorëve të fshatit
Portëz ku Edi Rama ka vendosur të ndertojë një impiant për djegjen e
mbetjeve të vendit dhe ato që ka planifikuar të importojë me ligjin e
mbetjeve.

Prostesta
e sotme e banorëve kundër impiantit të djegies dhe në mbrojtje të shëndetit të
fëmijeve të tyre është shtypur me dhunë nga forca të shumta policore. Por
e turpshme është dhe shpallja në kërkim  policorë të atyre që e filmuan
dhunën e ushtruar sot.

Edi
Rama mbyll sytë përpara tonelatave me drogë që kalojnë çdo ditë kufinjtë tanë
dhe shpall në kërkim dy qytetarë që regjistruan me telefon dhune 
policore.

Edi
Rama u jep mbrojtje kriminelëve dhe trafikantëve në kërkim
ndërkombëtare dhe lëshon policinë për të dhunuar qytetarët dhe në ndjekje
të dy qytetarëve që me guxim demaskuan sjelljen brej banditësh të forcave të
policisë ndaj qytetarëve që nuk kërkojnë  asnjë më shumë se sa të mbrojnë
jetën dhe shëndetin e fëmijëve të tyre.

Afera
korruptive me koncesionin për djegien e mbetjeve  është  një nga
arsyet e padurimit të Edi Ramës për të miratuar ligjin e plehrave.

Korrupsioni është
arsyeja se pse Edi Rama  i tradhëtoi 65 mijë qytetarët që
firmosën për refendum.

Korrupsioni
është arsyeja e urdhrit të Edi Ramës për të shtypur me dhunë protestën në
Portëz dhe këdo që i kundërvihet këtij pushteti të kriminalizuar dhe korruptuar
deri në palcë.

Edi
Rama i ka bërë gabim llogarit. Historia ia ka treguar se një popull nuk
mund të shtypet me polici dhe një shtet nuk mbahet me kriminel e trafikant.