Shkolla Verore Europiane/Vlahutin: Në procesin e integrimit, shumë gra dhe vajza të afta

501
Sigal

Gazeta Telegraf/


Në proçesin e integrimit të Shqipërisë në
BE janë të përfshirë më shumë gra dhe vajza, kjo u konstata nga ambasadorja e
BE në vendin tonë, Romana Vlahutin.

 

Në ditën e fundit të Shkollës Verore
Europiane, ku u ndanë edhe çertifikatat, Vlahutin tha se fermat janë ato që i
kapin gjërat në detaj, të cilat do të diskutohen edhe në këtë proces.

 

Vlahutin: “Dua t’ju përshëndes, sidomos vajzat dhe zonjat që janë këtu, kemi
shumë zonja të afta dhe shumë të mira, por dua të përshëndes edhe këta zotërinj
që kemi këtu pavarësisht se janë më të paktë. Do ta shikon që në të gjithë
procesin e integrimit kjo do të jetë edhe panorama e gjerë që do tju ndjekë
edhe ju për cështjet e integrimit, fakti që ka shumë vajza, zonja që janë të
përfshira në këtë proces. Thonë se kjo është për shumë arsye të ndryshme si për
faktin se gjërat që diskutohen janë shumë të hollësishme, në detaje të ndryshme
dhe janë femrat ato që i kapin këto detaje dhe kanë mundësi t’i përcojnë ato
siç duhet”.