Shpërthimi që tronditi Gjirokastrën, ja biznesi ku shpëtheu tritoli

634
Sigal

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Granicë në qytetin e Gjirokastrës.

Mësohet se tritoli është vendosur në garazhin e një banese trekatëshe.

Burime bëjnë të ditur se banesa është në pronësi të biznesmenit Ndërtim Muxhaj.

Shpërthimi ka qenë mjaft i fortë, ndërkohë që janë thyer xhama dhe janë dëmtuar dhe banesat ngjitur. Raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Image