Aksident në Bypass-in e Fierit, përplasen dy automjete, ka të plagosur

101
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Bypass-in e Fierit. Policia bën me dije se automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj. N., 45 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. S., rreth 60 vjeç, banues në Hoxharë, Fier.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi G. S. i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.