Konflikt me armë zja.rri në Lagunën e Patokut, plagoset një person

104
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Laç dhe raportohet për një person i plagosur. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur te Lagunën e Patokut, një zonë turistike, ku ka pasur një konflikt të armatosur mes dy personave.

Burime zyrtare bënë me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi B.S. ka plagosur me çifte shtetasin B. P., i cili është dërguar në spitalin e Kurbinit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.