Plagosja në Kurbin, policia: Ngjarja për motive të dobëta, autori në kërkim! Si paraqitet gjendja e 49-vjeçarit (EMRI)

98
Sigal

Policia ka dalë më nje njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen te Laguna e Patokut. Besnik Selmani ka plagosur me çifte Besnik Pulën ndërsa ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Sakaq i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia është vënë në kërkim të autorit.

Njoftimi i policise:

Kurbin / Informacion paraprak

Në Lagunën e Patokut, Kurbin, rreth orës 17:00, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, dyshohet që pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me çifte, shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.