Evdal Nuri: “Festa e Mësuesit” e vlerësuar në vite!

202
Sigal

Zanafilla e kësaj dite përkon me  mësonjëtoren e parë shqipe, e cila u hap në mars të vitit 1887 në Korçë, pikërisht në një kohë kur shqiptarët mësonin shqip fshehurazi në shtëpitë e tyre, për shkak të sundimit Osman. Dita e mësuesit është një festë, e cila i shtohet personelit edukues të shkollave.

1- Atëhere! Sa herë që vjen” 7- Marsi “ shumë mësues, por dhe nxënës, i kap laku i ëmbël i nostalgjisë. Të vijnë para sysh emra, data, dialogje, mbresa, emocione, fytyrskuqje e, mes tyre është dhe ai i Mësuesit: një portret fisnik i çdo kohe me përkushtimin e tij. Në këtë galeri të gjërë të personazheve do të veçoja dhe urova për “7-Marsin” ish – mësuesit e mi. Nuk i harroj dhe pse kanë kaluar 40 vjet. Edhe pse disa nga ata s’jetojnë. Ata na mësuan se si të bëhemi mësues. Respekte e mirënjohje për mësuesen e klasës parë F.Cici. Kujtoj mësuesit e shkollës pedagogjike, S.Kamenikun, N.Lavdarin, M.Boden, I.Turdiu e shumë të tjerë. Nga secili morëm pozitiven dhe e vumë në jetë në punën me nxënësit në qytet dhe në fshat! S.Mborja e D.Molishti për 38-vjet punuan në shumë fshatra duke përdorur si mjet këmbët e biçikletën. Kujtoj të ndjerët e këtyre ditëve Bedri Telegrafin studiues e drejtues i apasionuar që gjithë jetën e gjeje mbi libra. Bardhyl Stërmasin e Demir Perigun, që gjithë jetën punuar me përkushtim. Respekt për Lejla e Qani Zahimin, që për dekada mësuan dhe edukuan nxënësit e krahinës të Skraparit. Kujtoj ata që na mësuan, por dhe që i mësuam. I mësuam jo pak, por katër dekada. Gjithë jetën mësuam vetë për të mësuar të tjerët. Për këtë festë më urojnë shumë nxënës edhe pse kanë kaluar vite. Akoma ruaj kartolina që më kanë dhuruar. Shikoj me nostalgji ditarin e fletoren e notave të nxënësve, që i ruaj me kujdes. Në kohën tonë dhurata më e çmuar për “7- Marsin”, ishte një tufë me lule, një kartolinë, si dhe fjalët e ngrohta të shkruara mbi to. Mësuesit shpërbleheshin me fletë lavdërimi, dekorata “Mësues i Merituar” dhe ” Mësues i Popullit.” Të gjithë punuam me përkushtim dhe pasion edhe pse kushtet ishin të vështira. Nuk kemi lënë asnjë boshllëk, që koha të na e rëndojë ndërgjegjen tonë. Kemi punuar e mësuar për vete, por dhe për të tjerët. Secili nga ne ka zhvilluar mbi 30.000 orë mësimi. Mbi 60.000 herë ka trokitur zilja në veshin tonë. Sa shumë janë edhe pse tani s’na besohet! Mësuesit s’ishin vetëm mësimdhënës, por pjesëmarrës aktiv në aktivitetet kulturore, shoqërore, sportive, konkurse e këto pa asnjë shpërblim.

2-Punë e lodhshme kjo e mësuesit! Respekte për kolegët: Sh. Dardha,  H.Guri, E Qafa, A.Nurellari, D.Kajo, D.Papa, S.Dardha, K.Kir (ardhur nga Shkodra ) e tjerë. V. Ikonomi për t’u afruar nga fshatrat malor e nisi me boksin, më vonë portier i Tomorit dhe më pas Arbitër në F. I F. A. Sa herë i caktonin ndeshje për të arbitrua jashtë i thoshin se “është i sëmurë,” kjo se s’kishte garanci politike! R. Dasho ngulmoi se shkolla atëhere ka patur kërkesa, por ka qënë dhe e ngarkuar. “Filluam gjimnazin 50 nxënës në vitin e parë, 13 mbarum në vitin e katërt. Sot: kush e filloi e nuk e mbaroi…!? Kishim 36 orë në javë, duke hequr fiskulturën të gjitha lëndët e tjera kishin tekset. Dhe bujqësia e muzika  duheshin mësuar! Në “Shkollën Pedagogjike” nga 7 paralele në vitin e parë mbetën 4 në vitin e dytë. “Nxënës që mbaronin  këto shkolla studjuan jashtë shtetit e u diplomuan si nxënës Ekselent. I. Toska e N. Luari në Hungari, E. Faja, P. Çina , A. Teta  në Poloni, G.Toska e H.Cane në Francë, N.Lavdari e M. Bozdaxhiu. B.Sovjetik, S. Kurteshi Bullgari. Shumica merituan tituj shkencor për kontibutet në fushat ku punuan për dekada në vendin e tyre. Dihet se mësuesi është më i dituri, por më pak i respektuar. Ai ka punuar dhe me shqetësimet e ’91-shit dhe në trazirat e ’97-ës. Edhe kur shkolla prishet nga tërmeti, por dhe kur bije pandemija. Asnjëherë s’na shkonte mendja për të zhvilluar kurse për të marrë ca lekë më shumë. Kursi më i mirë për ne ishte zhvillimi i orës së mësimit me efikacitet e me metoda frutëdhënëse! I tillë ka qenë mësuesi Hysen Mezini që gjatë gjithë kohës punoi me” dy turne”. Në mëngjez mësim, mbasdite në kabinetin e biollogjisë për të pregatitur qindra mjete mësimore për konkretizimin e orës së mësimit. Ky kabinet ishte nga më të mirët, duke u kthyer në një qendër për përhapjen e përvojës në gjithë Shqipërinë, Kosovën, e më gjerë  Ne na ka mbajtur lidhur me arsimin jo ana materiale, por dashuria për profesionin, për të dhënë dituri e dije nxënësve. Këto na japin kënaqësi, prandaj them:” Po të më jepesh mundësia të filloja nga e para, pa hezitim do të zgjidhja profesionin e nderuar të mësuesit”.

3-
Po tani….?  Pas viteve 90 kjo festë është e materializuar dhe e kthyer në “një garë”, kush i bën dhuratën më të shtrenjtë mësuesit. Kjo e shprehur në “zarf ”, ose arturina me vlerë. Mësuesit do t’ua shpërblejë nxënësve me një notë të pamerituar. Këta nxënës nuk kanë për t’i kujtuar kurrë këta mësues. Ato që do të kujtojnë e do t’ju mbeten në mend, do të jenë dhuratat e ndryshme apo lekët që kanë harxhuar e jo respekti. Nga dhurata që do t’i bëjmë mësuesit do të vlerësohen dhe dijet! Kjo ditë ka vlerën e vet, kur ka harmoni të përbashkët, mësues-nxënës- prin! Mësuesi di më tepër, se ju kemi mësuar e edukuar. Shumë probleme mund t’i zgjidhin më mirë se ju. I lini sherret për një ditë të paktën e uroni ata që iu kanë mësuar. Bëni një vizitë tek ndonjë mësues që e keni dashur shumë. Nëse s’është gjallë, vizitoni familjen e tij e i thoni fëmijëve që prindi juaj më ka mësuar dhe ka ndikuar të jem ky që jam tani. Le që kot ngulmoj, këta të sotmit kanë marrë diplloma e tituj shkencor pa mësuar e frekuentuar fare në shkolla!

4- Ankesa e ish nxënësit! Një ish nxënësi im, tani mësues më tha: “E mbyllët me nder profesor”. Ishit të nderuar e respektuar. Ju rinim “gatitu’ e ju dëgjonim s’i të ishit “perëndi “. Punoj në një shkollë private. Mundohem e pregatitem shumë se dhe lëndën e kam të vështirë. Në klasë vetëm 5-6 nxënës të dëgjojnë. Të tjerët s’i bjen në mend të marrin çamtat. Ata janë të pavëmëndshëm, meren më celular, që s’ja heq dot. Kur i pyet të thotë nga vendi që s’di gjë. Kur i thua katër,të thonë vere se vet do ta bësh pesë. Kur mbushin numurin e mungesave paarsyre, s’e përjashton dot se duhet marrë pëlqimi nga lart. Po u largua nxënësi, ikën dhe kuota mujore që ai jep, prandaj ai e ka të qartë se nuk e përjashton njeri! Shpesh nxënësit të thonë, se ne të mbajmë në punë, kurse eprorët ngulmojnë merre dhe edukoje është mangësi e punës tënde. S’di ç’të them! Jam shumë i mërzitur, por dhe s’kam ku të shkoj! Kështu ka ardhur puna, lësho të lëshojë! Kush e filloi e s’e mbaroi shkollën tani ? Pse respekti për mësuesin është venitur…?!
Këtë e ndjenë dhe mbarë shoqëria. Mos vallë e ka fajin ekonomia e tregut ? Tranzicioni i zgjatur që ka humbur interesi për shkollën ? Mos e kanë fajin diplomat e blera ? Politizimi i shoqërisë edhe viktimizimi i mësuesit prej saj, apo materializimi e dijeve?! Sa mirë do të ishte që mësuesit e sotëm të merrnin gjithçka pozitive të paraardhësve e këto t’i çonin më lart me ndershmëri e përkushtim ?!