Kryediplomatët e Ballkanit, në Tiranë para samitit të Parisit

446
Rreth 4 muaj përpara takimit që pritet të mbahet në Paris mes vendeve të Ballkanit Perendimor dhe BE-së, i cili do të jetë dhe takimi i tretë i këtij lloji pasi atij në Berlin dhe Vjenë, Shqipëria do të mirëpresë në datat 30-31 mars ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit. Të pranishëm në këtë takim, i cili do të vendosë dhe disa piketa për takimin qe pritet të mbahet në korrik në Francë, do të jenë dhe komisioneri i BE-së për Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn, ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, si dhe sekretari francez i Shtetit për Çështjet Europiane. Por mësohet se veç çështjeve të thellimit të bashkëpunimit rajonal për projekte të rëndësishme, diskutimet do të fokusohen edhe tek kriza e refugjatëve dhe siguria, pasi disa vende të Ballkanit Perëndimor, si Maqedonia apo Serbia janë të prekura nga kjo krizë.
Sigal