Aksident në Tiranë, kamioni përplas për vdekje 32-vjeçarin

107
Sigal

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 32-vjeçari është shënuar sot në Tiranë.

Policia thekson se kamioni ka përplasur këmbësorin në rrugën “Kastriotët’ në kryeqytet. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.