Video-Skandali/Prokurori Braho: Nuk kam lidhje me 18 mijë eurot

483
Sigal

Gazeta Telegraf/

Prokurori Ardian Braho mohon të ketë lidhje me ryshfetin
18 mijë eurove, skandal që u publikua në natë më parë me kamera të fshehtë në
një emisionin investigativ.

Sipas
të dhënave paraprake, thuhet se gjatë marrjes në pyetje, prokurori  ka
mohuar të ketë lidhje me ryshfetin. Dosja është administruar nga prokuroria e
Krimeve të Rënda si dhe janë sekuestruar pamjet filmike, të publikuara një natë
më parë. Gjithashtu po verifikohet dhe praktika hetimore që është përdorur për
rastin e lirimit të 120 mijë eurove të cilat ishin bllokuar në gjykatë.
Prokurori është pezulluar ndërsa oficeri gjyqësor Fatos Lushi, protagonist i
kamera së fshehtë, u vetëdorëzua në polici.

Rasti
i 120 mijë eurove është hetuar në vitin 2014, kurse paratë janë mbajtur të
bllokuara dhe pas verifikimeve prokurori duke konstatuar që nuk janë gjetur
elementë kriminal, ka lejuar zhbllokimin e tyre. Nuk është hera e parë që Braho
bën zhbllokim të parave të ngrira. Dosja e hetimit për pastrim parash e Brahos
që shënon vitin 2014, është sekuestruar mbrëmjen e djeshme nga prokurorët.