Kërkesa për referendum, PD: Populli të vendosë për plehrat, jo qeveria

436
Sigal

Gazeta Telegraf/


Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend, kërkesën
e 28 deputetëve për mbajtjen e një referendumi të përgjithshëm me pyetjen; 

 

A DUHET TË LEJOHET IMPORTI I MBETJEVE NË TERRITORIN E
SHQIPËRISË?

 

Grupi Parlamentar i PD vlerëson se lejimi i importit të
llojeve të caktuara të mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë, cenon
interesin publik, për shkak se, rrezikon jetën dhe shëndetin e brezave të sotëm
dhe të ardhshëm; krijon premisë të qartë të shfytëzimit të këtij aktiviteti nga
grupet kriminale ndërkombëtare të importimit të mbetjeve të rrezikshme; bie
ndesh me prioritetet ekonomike kombëtare, si dhe me zhvillimin e qëndrueshëm të
vendit tonë. Ky fakt nënkupton se, lejimi ose jo i importimit të llojeve të
caktuara të mbetjeve, është cështje me interes publik dhe për pasojë ajo
konsiderohet një cështje me rëndësi të vecantë, në kuptim të nenit 150/2 të
Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

 

Ndaj, Partia Demokratike kërkon që ky vendim të mos i
lihet qeverisë, por populli të thotë fjalën e tij përfundimtare për këtë
cështje.