Kryeministri Edi Rama në Kuvend: Forumi vlerëson Shqipërinë në 13 vende më lart

402
Sigal

Gazeta Telegraf/

Kryeministri
u ndal  tek situata ekonomike në vend,
ndërsa theksoi se raporti i Forumit Ekonomik Botëror vlerëson pozitivisht
ekonominë shqiptare, duke e renditur 13 vende më mirë krahasuar me një vit më
parë. “Unë nuk kam dëgjuar asnjë prej nesh, që të flasë për begati për situatë
rozë, apo t’u drejtohet njerëzve me kërkesën për të qenë të lumtur. Këto i
dëgjonim kur qeverisnit ju. Sot ne vazhdojmë të flasim me njerëzit me gjuhën e
të vërtetave pa e fshehur që jemi larg së qenit në pikën ku mund ta konsiderojmë
të kryer misionin tonë. Ju kam kërkuar shpesh në këtë sallë qe t’u referohemi
palëve të treta që janë larg çdo influence të mundshme, qoftë nga mazhoranca,
qoftë nga opozita, qoftë nga ajo influencë e botës imagjinarë që sipas jush
komandon vendin”, tha ai.